Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete të shumta edhe gjatë gjithë kësaj jave

SBASHK në Shkup, Prishtinë , Obiliq e Kamenicë

Prishtinë, 15.10.2021
245342774 4696048183786055 4697420447381115746 nEdhe java që po lëmë pas ka shënuar shumë aktivitete të SBASHK-ut nëpër komuna të Kosovës por edhe në nivelin ndërkombëtar. Kështu kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri në fillim të kësaj jave iu përgjigjën ftesës së Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë së Veriut duke marrë pjesë në Kongresin e tyre. Gjatë kësaj kohe ky delegacion është takuar me përfaqësues të shumë sindikatave nga shtete të ndryshme, që po merrnin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin e Maqedonisë. Ata kanë zhvilluar një takim përmbajtjesor edhe me kryetarin e Sindikatës maqedonase të arsimit Joakim Nedelkov, të cilin e kanë përgëzuar për rizgjedhjen dhe të dy palët janë shprehur se do të vazhdojnë bashkëpunimin.
Po këtë javë është zhvilluar një aktivitet i dendur zgjedhor brenda SBASHK-ut. Të enjten janë mbajtur Kuvendet zgjedhore të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për të Prishtinës dhe Obliqit.
Kuvendin zgjedhor në Prishtinë e ka shpallur të hapur kryetari Ahmet Plllana , i cili ka falënderuar Qendrën e studentëve për mundësinë që ky aktivitet të zhvillohet në sallën e takimeve. Ai po ashtu ka shprehur gjithë respektin meritor për kryetarin Jasharaj , nënkryetaren Shala, koordinatorin Ymeri dhe stafin qendror , që ka bërë e po bën vazhdimisht angazhime të jashtëzakonshme në shërbim të anëtarësisë. Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe ka shprehur respekt për angazhimet e shumta dhe kontributin e kolegut Pllana në rrjedhën e mbarë të aktivitetit sindikal në kryeqytet. 

Pas leximit dhe aprovimit të raportit të punës dhe atij financiar është filluar me procesin zgjedhor. Për të pasur rrjedhë të mbarë procesi zgjedhor sqarime të duhura ka dhënë koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Pjesëmarrësit e këtij Kuvendi me vota të fshehta i kanë shprehur besimin edhe për një mandat Ahmet Planës duke shprehur kështu respektin për angazhimet e tij të dhe të kryesisë së kësaj komune. Janë zgjedhur edhe organet tjera të këtij Kuvendi , delegatët për Kongresin e SBASHK dhe anëtarët e Këshillit Drejtues. Edhe Ky Kuvend duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Jasharaj janë shprehur se e kandidojnë atë edhe për një mandat për kryetar të SBASHK-ut.priiishtinkameniccee
Kuvend zgjedhor po të enjten është mbjajtur edhe n komunën e Obliqit. Pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë edhe nënkryetarja Vollca Shala dhe zyrtari ligjor Blendor Shatri. Ata kanë përshëndetur pjesëmarërsit dhe i kanë dëshiruar punë të mbarë këtij Kuvendi. Kryetarja e këtij Kuvendi Luljeta Boshnjaku ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar, që janë aprovuar nga të pranishmit . Pas kësaj është kaluar në procesin zgjedhor. Përmes votës së fshehtë është rizgjedhur kryetare Luljeta Boshnjaku, ndërsa nënkryetar Selman Fazliu. Janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë, Komisioni mbikëqyrës dhe delegatet e Kongresit dhe anëtarët e Këshillit Drejtues nga kjo komunë.
Aktivitetet e SBASHK-ut janë përmbyllur për këtë javë me Kuvendin zgjedhor në Kamenicë. Pjesë e këtij takimi ishin edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari i këtij Kuvendi Nazim Jakupi ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar që janë aprovuar nga të pranishmit. Këtë Kuvend e kanë përshëndetur kryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri, i cili edhe ka dhënë sqarime për rrjedhën e procesit zgjedhor . Me votën e fhehtë Kuvendi ka zgjedhur kryetar Lulzim Thaçin, ndërsa nënkryetare Mensure Morinën. PO ashtu përmes votës së fshehtë janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë, Komisioni mbikëqyrës , delegatët e Kongresit dhe përfaqësuesit në Këshillin Drejtues. Edhe ky Kuvend njëzëri ka kandiduar edh për një mandat kryetarin e tashëm të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.obiliqi

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook