Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete të SBASHK-ut edhe në vikendin e 18 shtatorit

Grupe të reja në trajnime dhe vlerësim i arritjeve në programet kompjuterike

Prishtinë,18.09.2021
AHIREETKoordinatori për organizim t brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal vazhdojnë angazhimet duke realizuar kërkesat e anëtarësisë për organizimin e trajnimeve dhe për rrjedhën e mbarë të tyre.
Kështu ishte edhe në vikendin e 18 shatorit kur kolegët tanë të udhëhequr nga trajnerët Ahiret Mehmeti e Lutfije Ibrahimi kanë nisur mbarë me trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", ndërsa të hënën e 20 shtatorit fillohet në Ferizaj e Fushë Kosovë me trajnimin e licencuar rishtazi "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës" me trajneret Besiana Rexhepi, Mervete Ramiqi e Bukurie Krasniqi.
Me pjesëmarrësit e dy trajnimeve të filluara sot kanë bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit për vullnetin e shprehur për pjesëmarrje në këtë aktivitet duke u shprehur se tani më SBASHK ka 8 trajnime të licencuara dhe se i gjithë ky aktivitet po ka rrjedhë të mbarë falë angazhimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe koordinimit të mirë me kryetarët e nivelit komunal sindikal. Ai ka përgëzuar edhe trajnerin Ahiret Mehmeti dhe trajneren Lutfie Ibrahimi duke u shprehur se ata , si në të kaluarën , edhe tani do të jenë të angazhuar e përkushtuar me qëllim që në tërësi të arrihen objektivat dhe në këtë mënyrë pjesëmarrësit të arrin njohuri të duhura , që do të imlementojnë në shërbim të arritjeve edhe më të mëdha në procesin edukativ e arsimor. Koordinatori Ymer Ymeri u ka dhënë detaje lidhur me trajnimin dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.drenasii
Teksa trajnimet po vazhdojnë me rrjedhë të mbarë koordinatori për organizim të brendshëm bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala e zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha janë duke realizuar në tërësi kërkesat e trajnimit "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", që parashohin që pas çdo moduli të përfunduar pjesëmarrësit të dëshmojnë arritjet dhe njohuritë e fituara përmes testitit të njohurive . Ky aktivitet të premten është zhvilluar me koleget e kolegët tanë nga Lipjani, kurse sot njohuritë e arritjet i dëshmuan kolegët e koleget nga Komuna e Drenasit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook