Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe një aktivitet i veçantë i SBASHK –ut

Shtohen përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës

Prishtinë, 08.09.2021
241334559 2883482741901000 1343089602864905028 nDuke dhënë kontribut të lartë gjatë gjithë javës së aktiviteteve e përpjekjeve për parandalimin e braktisjes së shkollës dhe për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës, SBASHK-u në koordinim e bashkëpunim me përfaqësuesen për Kosovën të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) kanë nisur me realizimin e idesë që një numër mësimdhënësish nga e tërë Kosova të përgatiten për punëtoritë e trajnimeve për t'u bërë trajnerë e për të shtrirë këtë aktivitet me kolegët e tyre nga gjithë shkollat e shtetit tonë. SBASHK-u ka shkuar tutje duke aplikuar në Këshillin Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve me trajnimin e kësaj natyre "Roli i mësimdhënësve në mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës". Pasi ky trajnim është aprovuar nga KSHLM-ja, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror, duke bërë përgatitjet e për fillimin e realizimit të këtij trajnimi me mësimdhënës nga e tërë Kosova, ka organizuar një aktivitet të veçantë në sallën e Qendrës së studentëve me trajnerët, që do të jenë të angazhuar në këtë aktivitet me koleget e kolegët e tyre.
Në fillimet e këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar koleget e kolegët, që kanë kryer me sukses trajnimin për ta që është mbajtur për tri ditë me radhë në muajin qershor duke u shprehur i sigurt se ata do të jenë në nivel të lartë të detyrës në cilësinë e trajnerëve dhe do të bartin gjithë njohuritë e fituara për rolin i mësimdhënësve në mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës te kolegët e tyre kudo në Kosovë, aq më tepër kur të gjithë të punësuarit në arsim ndejnë dhembje në rast se ndonjë nxënës nuk është i rregullt në mësim e aq më tepër ndjehen shumë të shqetësuar nëse vërejnë fëmijë duke kryer punë nga më të rëndat e që rrezikojnë shëndetin dhe personalitetin e tyre. Kryetari Jasharaj ka falënderuar nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha që ishin të angazhuara për të përcjellë rrjedhën e trajnimit në qershor dhe ka shprehur respekt meritor për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e stafin qendror, të cilët veç shumë angazhimeve në punët e aktivitetet përditshme sindikale, po angazhohen suksesshëm edhe në organizimin e trajnimeve, duke përmendur se SBASHK-u tani më ka 8 trajnimeve të licencuara dhe falë angazhimit e përkushtimit të koordinatorit dhe stafit janë mbajtur deri tani trajnimeve me mijëra mësimdhënës nga e tërë Kosova.
Pas kësaj nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka rikujtuar pjesë nga përmbajtja e këtij trajnimi duke kujtuar po ashtu për punën e përkushtimin që këta pjesëmarrës kishin treguar gjatë gjithë këtij aktiviteti.241564434 1049988769086613 4282584101424689109 n
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka treguar për të gjitha trajnimet e licencuara të SBASHK-ut, për rëndësinë e tyre dhe për përkushtimin e sindikatës sonë që mijëra punëtorë arsimor përmes këtij aktiviteti të marrin njohuri të reja, të shkëmbejnë ide për punën në arsim dhe të pajisen me certifikata duke arritur kështu numrin e kërkuar të orëve të trajnimit për licencat e punës dhe për të qenë të përgatitur për procesin e gradimeve. Koordinatori i Ymeri u ka treguar trajnerëve të ardhshëm të trajnimit "Roli i mësimdhënësve në mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës" për detyrat konkrete dhe angazhimet që duhet bërë për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti . Ai u ka treguar pjesëmarrësve të këtij aktiviteti se në ditët në vijim në koordinim edhe me kryetarët e nivelit komunal do të krijohen grupet e para dhe do të niset edhe me këtë trajnim, që ka vlerë dhe domethënie të veçantë dhe dëshmon për edhe një përpjekje dhe kontribut me vlerë të SBASHK-ut në shërbim të arsimit.

Butoni posht