Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe në ditën e dytë të vikendit u vazhdua me trajnimet

Grupi me trajnerin Mehmeti ka filluar sot
Prishtinë, 05.09.2021
hhhnnTrajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar me trajnerin prof.dr. Hysen Sogojeva, "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Ramadan Gashi, pastaj trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Zahide Hamiti, trajnimi "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajneren Pranvera Haziri dhe trajnimi me prezencë fizike në Drenas"Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Fejzullah Berisha kanë shënuar ditën e dytë të dielën e 5 shtatorit, ndërsa trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerin Ahiret Mehmeti ka filluar sot.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e anëtarë të tjerë të stafit qendror edhe sot janë kyçur me pjesëmarrës të të gjitha grupeve për të bashkëbiseduar me ta dhe për të parë rrjedhën e këtij aktiviteti.
Duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e trajnimit "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", kryetari Jasharaj ka falënderuar trajnerin Ahiret Mehmeti për angazhimin e përkushtimin dhe ka përgëzuar koleget e kolegët pjesëmarrës në këtë trajnim për angazhimet dhe gatishmërinë për vitin e ri shkollor dhe për vullnetin që edhe në vikende të jenë pjesë e këtij aktiviteti, të cilin SBASHK-u e organizon në shërbim të anëtarësisë. Ai ka shprehur respekt meritor për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror, të cilët, krahas shumë angazhimeve ditore në vendet e tyre të punës, po bëjnë angazhime të vazhdueshme edhe për organizimin dhe rrjedhën e mbarë të trajnimeve. hhhhhhnnKoordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u ka dhen sqarime pjesëmarrësve lidhur me pjesëmarrjen në trajnim e pastaj bashkërisht me kryetarin Jasharaj dhe zyrtaren për trajnime Albina Arifi e anëtarë të tjerë të stafit janë kyçur në të gjitha trajnimet për të parë nëse ka pyetje nga pjesëmarrësit e për të vërtetuar prezencën e tyre në këtë aktivitet.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook