Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe në vikendin e 4 shtatorit me aktivitete në shërbim të anëtarëve

Trajnime në bazë të vullnetit të mësimdhënësve
Prishtinë, 04.09.2021
DJEEREdhe vikendi i 4 shtatorit i ka gjetur një numër të madh të punëtorëve të arsimit në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror kanë analizuar kërkesat e anëtarësisë, që kanë ardhur përmes kryetarëve të Kuvendeve sindikale të Arsimit Parauniversitar nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe pastaj kanë bërë gjithë përgatitjet e nevojshme për të nisur mbarë me trajnimet e radhës. Këtë vikend kanë nisur trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin prof.dr. Hysen Sogojeva, "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Ramadan Gashi, pastaj trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Zahide Hamiti dhe trajnimi me prezencë fizike në Drenas"Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Fejzullah Berisha.DJEEEE
Në marrëveshje me pjesëmarrësit trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajneren - Pranvera Haziri dhe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerin Ahiret Mehmeti do të nis të dilelën, pra në ditën e dytë të këtij vikendi. Trajnimet e këtij vikendi kanë nisur me dallim kohor prej 15 minuta për të t'i dhënë mundësi kryetarit të SBASHK-ut dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri që të kyçen e të bashkëbisedojnë me pjesëmarrësit për t'i përshëndetur ata, trajnerët dhe për t'u përgjigjur në pyetjet e tyre.
Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar pjesëmarrësit duke komunikuar me ta veç e veç, sipas grupeve, dhe ka përgëzuar punëtorët e arsimit për përkushtimin e duke i falënderuar që kanë mbështetur apelin e SBASHK-ut për vaksinim dhe për gatishmërinë treguar lidhur me vitin e ri shkollor. Ai ka falënderuar edhe trajnerët për përkushtimin e vazhdueshëm në rrjedhën e mbarë të trajnimeve. Kryetari Jasharaj ka lavdëruar angazhimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror, të cilët, krahas shumë angazhimeve në detyrat e përditshme sindikale, po japin kontribut me vlerë në organizimin e këtij aktiviteti të veçantë në shërbim të anëtarësisë. Këto grupe do të vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët në vijim për të përmbushur objektivat e këtij aktiviteti.
Koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e mbarë të trajnimeve duke lavdëruar bashkëpunimin me kryetarët e nivelit komunal dhe me trajnerët.
ggggggggggggggggPo në këtë vikend në Malishevë kolegët tanë që kanë përcjellë trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" kanë hyrë në test për dëshmuar arritjet nga ky aktivitet. Ky aktivitet është zhvilluar nën mbikëqyrjen e nënkryetares Vjollca Shala dhe koordinatorit për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook