Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi zgjedhor në Lipjan

Respekt për angazhimet e SBASHK, detyra konkrete për të ardhmen

Prishtinë,17.06.2021
Screenshot 2021 06 17 102939Duke realizuar agjendën e mbajtjes së Kuvendeve zgjedhore për Arsimin Parauniversitar në komunat e Kosovës. Të mërkurën e 16 qershorit është mbajtur Kuvendi zgjedhor për komunën e Lipjanit. Ishte ky moment i mirë që të bëhet analizë e angazhimeve, sfidave dhe arritjeve të kryetarit , kryesisë dhe Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar në këtë komunë dhe në nivelin qendror. Kryetari i këtij Kuvendi , Emrush Ahmeti ka prezantuar para pjesëmarrësve një raport të detajuar të angazhimeve , i cili është vlerësuar lart nga pjesëmarrësit. Kryetari Ahmeti ka prezantuar edhe raportin financiar duke e ndarë nëpër vite, i cili po ashtu është aprovuar nga pjesëmarrësit e këtij Kuvendi. Ai pastaj ka përshëndetur në emër të gjithë sindikalistëve të arsimit të Lipjanit kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse është shprehur se ndjehet krenar që ka pasur nderin të punojë në shërbim të anëtarësisë me kryetarin Emrush Ahmeti, i cili prezantuar në mënyrë të denjë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut nga kjo komunë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në realizimin e këtyre kërkesave. Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri është përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve dhe ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e procesit zgjedhor dhe rregullat konkrete që janë të sqaruara në Statutin e SBASHK-ut.
Në pjesën e dytë të këtij Kuvendi është kaluar në procesin zgjedhor. Në garën mes dy e më shumë kandidatëve e përmes votës së fshehtë është zgjedhur kryetari, nënkryetarja, kryesia , Komisioni mbikëqyrës , delegatët për Kongresin dhe përfaqësuesit nga Lipjani në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut.Screenshot 2021 06 17 102711 Pjesëmarrësit duke shprehur respektin meritor për punë dhe angazhimin e Emrush Ahmetit e kanë zgjedhur atë për kryetar edhe për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Nënkryetare, po ashtu përmes votës së fshehtë, është zgjedhur Valbona Kryeziu.
Në vazhdim të këtij takimi është bashkëbiseduar për aktivitetet në vijim dhe ishte mendim i përbashkët se pas kryerjes së agjendës së zgjedhjeve nëpër komunat e Kosovës dhe në Universitete do të përgatitet një agjendë e Kuvendeve të punës për t'u zhvilluar bashkëbisedë e hapur në mënyrë që të jepen ide konkrete të angazhimeve sindikale në nivelin komunal dhe atë qendror.
Duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Jasharaj pjesëmarrësit e këtij Kuvendi kanë shprehur idenë që ai të propozohet në këtë detyrë edhe në mandatin e radhës . Kryetari i SBASHK-ut është shprehur se vlerëson lart këtë respekt dhe besimin e kolegëve nga Lipjani dhe se do të vazhdojë me angazhimet për të arsyetuar besimin e anëtarësisë.Screenshot 2021 06 17 102634

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook