Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takimi i 13 marsit me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Pajtueshmëri e plotë për angazhime dhe detyra konkrete

Prishtinë,15.03.2021
161376111 747789402538854 5829607147061799533 nDuke respektuar në përpikëri masat mbrojtëse ndaj Covid 19 është mbajtur në sallën e Qendrës së studentëve takimi i radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit për organizimet me sukses të ceremonive festive nëpër komuna kushtuar ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe. Ky aktivitet i organizuar mirë iu kushtua pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada dhe në shenjë mirënjohje për punën e përkushtuar të kolegëve tanë të pensionuar nga marsi i vitit të kaluar e deri tani atyre u janë dhënë mirënjohje nga SBASHK-u. Pjesëmarrësit kanë treguar momente nga këto ceremoni dhe i janë falënderuar stafit qendror që ka publikuar në medie shkrime nga këto aktivitete.160170407 803227126959997 8905121077834687926 n
Pas kësaj është biseduar për aktivitetet sindikale nëpër komuna, Universitete e në nivelin qendror për të diskutuar edhe për fillimin e procesit zgjedhor nëpër shoqata e duke kujtuar se 2021-ta është vit zgjedhor në SBASHK duke nisur fillimisht në shoqata e për të vazhduar pastaj edhe në nivelin komunal, të Universiteteve e për të vazhduar pastaj me kuvendet zgjedhore të tri niveleve arsimore duke krijuar kështu kushtet e duhura e të parapara me Statutin e SBASHK-ut për Kongresin zgjedhor, i cili do të mbahet në javën e fundit të shkurtit 2022 apo në fillim të marsit të atij viti.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka prezantuar para pjesëmarrësve pamjet e gjithë dokumentacionit që ka të bëj me zgjedhjet dhe ka sqaruar se si plotësohen ato. Të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar që të shtohen angazhimet me qëllim që zgjedhjet të jenë të lira dhe të respektohet në plotëni Statuti i SBASHK-ut. Ishte pajtueshmëri e plotë që zgjedhjet nëpër shoqata të monitorohen nga Komisioni komunal zgjedhor dhe ai i Universiteteve dhe se pa praninë e kryetarit komunal a të Universiteteve në këto takime zgjedhore rezultatet dhe raportet nuk do të legjitimohen.
160317358 1181798562249825 5167368463550015575 nNë vazhdim të këtij takimi kryetari Jasharaj ka njoftuar pjesëmarrësit se në bashkëpunim e komunikim me ta dhe me veprimtarët sindikalë SBASHK-u është duke përgatitur një platformë me të cilën do të prezantohet në takimet me institucionet lokale e qendrore duke veçuar kërkesat konkrete që të formohet komisioni i përbashkët nga institucionet qendrore e sindikatat dhe të largohen vërejtjet që i ka cekur Kushtetuesja në Ligjin pagave me qëllim që ai të nis së implementuari. Po ashtu pjesëmarrësit janë pajtuar që të insistohet në angazhimet e Qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore sepse kështu do t'u mundësohej punëtorëve të arsimit angazhim i shtuar dhe arritje e sukseseve më të mëdha dhe me këtë edhe ngritje e vazhdueshme e cilësisë në arsim. Pjesëmarrësit janë pajtuar që SBASHK-u të insistojë te Qeveria lidhur me Ligjin për sigurimet shëndetësore, aq më shumë kur ai është aprovuar nga Parlamenti i Kosovës, por që nuk ka nisur të implementohet tani e sa vite dhe kjo po krijon probleme shtesë për të punësuarit në arsim, por edhe në sektorët tjerë.
Pjesëmarrësit kanë bashkëbiseduar edhe lidhur me pjesëmarrjen e përfaqësuese të SBASHK në takimin e Këshillit Drejtues të BSPK-së më 27 mars dhe për përgatitjet që duhet bërë për Kongresin zgjedhor të Konfederatës, që pritet të mbahet në muajin tetor të këtij viti.
Në fund të këtij takimi stafi qendror i SBASHK-ut u ka shpërndarë pjesëmarrësve të këtij takimi ekzemplarë të mjaftueshëm të Kontratës së re Kolektive, që do t'u dorëzohen kryetarëve të shoqatave sindikale, drejtorëve të institucioneve arsimore dhe DKA-ve.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook