Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon me aktivitetin e trajnimeve edhe në vitin 2021

Këtë vikend fillojnë dy grupe, në ditët në vijim edhe shumë grupe të tjera
Prishtinë, 09.01.2021
kjoooAnëtarësia e SBASHK-ut nga të gjitha komunat e Kosovës vazhdon të shpreh kërkesën dhe vullnetin për të qenë pjesë e aktivitetit të trajnimeve të licencuara dhe prandaj edhe në fillimet e vtit 2021 koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe i gjithë stafi qendror po vazhdojnë me përkushtimin dhe angazhimin për të realizuar këtë kërkesë të anëtarësisë. Në vikendin e 9 janarit kanë nisur me trajnime dy grupe , ndërsa në javën që vjen në këtë aktivitet do të jenë të përfshirë edhe shumë kolegë nga e tërë Kosova të ndarë në trajnimet e licencuara e bazuar në vullnetin e tyre.
Të shtunën e 9 janarit kolegët tanë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë nisur me trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva dhe me trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" me trajneren Mjellma Zhara, e cila do të ndihmohet nga trajneri prof. dr. Atdhe Hykolli. Në fillimet e këtij aktiviteti janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën, Skënder Gashi dhe Afërdita Mirena eanëarë të stafit qendror të SBASHK-ut.kjoor
Duke i përshëndetur pjesëmarrësit në këto dy grupe të trajnimit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe gjithë kolegët kudo në Kosovë për angazhimet dhe përkushtimin dhe angazhimet në realizimin e misionit të shenjtë të tyre për edukimin e arsimimin e brezave në këto kushte tepër të vështirësuara nga Covid 19 duke u shprehur i sigurt se kolegët tanë kudo në Kosovë janë përgatitur edhe për fillimin e mbarë të periudhës së dytë të procesit mësimor me besimin e plotë se institucionet do të angazhohen sinqerisht në përmbushjen e kërkesave legjitime të të punësuarve në sistemin arsimor, e që janë bërë publike nga SBASHK. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për trajnerët prof. dr. Hysen Sogojeva, trajneren Mjellma Zhara dhe për trajnerin e veprimtarin sindikal prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili do të përcjellë edhe kësaj radhe trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" për të inkurajuar trajneren Zhara, e cila po bën hapat e parë e të sigurt në detyrën e re prej trajneres së këtij trajnimi shumë të rëndësishëm e përmbajtjesor. Kryetari Jasharaj edhe në bashkëbisedën me pjesëmarrësit e këtyre dy trajnimeve ka shprehur gjithë respektin për koordinatorin për organizim të brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri dhe stafin qendror që po vazhdojnë me angazhimet dhe arritjet konkrete në shërbim të anëtarësisë.
137230449 2517782575192969 2820090710087279993 nKoordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke përshëndetur pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ka treguar për rregullat që duhet respektuar me qëllim të rrjedhës së mbarë të këtij aktiviteti dhe është përgjigjur në disa pyetje që kanë të bëjnë me rrjedhën e e mbarë të trajnimeve. Kryetari i i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën, Skënder Gashi ka përshëndetur pjesëmarrësit duke vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut ë shërbim të anëtarësisë. Këto dy grupe do të vazhdojnë me trajnimin edhe në ditën e dytë të këtij vikendi dhe të hënë e të martën e javës që po vjen.

Butoni posht