Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Dy grupe përfunduan trajnimet e nisura vikendin e kaluar

Angazhim e përkushtim gjatë 4 ditëve të vikendeve


Prishtinë, 20.12.2020
trajKishin nisur shumë mësimdhënës me trajnimet në vikendin e 12 dhjetorit pesë grupe të ndara sipas vullnetit të tyre. Grupet në trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" dhe "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik"janë angazhuar maksimalisht në vikendin e 12 e 13 dhjetorit për të vazhduar edhe gjatë dy ditëve të javës së kaluar ndërsa dy grupet e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" me trajnerët Blerina Haraqia e Fisnik Zuka krahas dy ditëve të angazhimit në vikendin e kaluar kanë vazhduar edhe në dy ditët e këtij vikendi, pra më 19 e 20 dhjetor.
Trajnerët Blerina Haraqia e Fisnik Zuka janë angazhuar me përkushtim për realizimin e objektivave të trajnimit duke shtjelluar me kujdes temat e parapara dhe duke zhvilluar bashkëbisedë për këto çështje me gjithë pjesëmarrësit, të cilët arritjen e njohurive të reja e kanë dëshmuar duke kryer me sukses detyrat e shumta, që i kanë debatuar me kolegët gjatë kohës së trajnimeve. Atajanë përkrahur nga trajneri prof,dr. Atdhe Hykolli.traj2
Edhe gjatë aktivitetit të këtyre dy grupeve janë kyçur kryetari Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , zyrtarja për trajnime Albina Arifi dhe anëtarët të tjerë të stafit qendror.
Pjesëmarrësit janë shprehur të kënaqur me arritjet nga ky aktivitet dhe kanë përgëzuar SBASHK-un për këtë angazhim të qëlluar.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri gjatë gjithë kohës ka përcjellë rrjedhën e këtij aktiviteti, u ëhstë përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve ka përsëritur gatishmërinë e stafit qendror për respektimin vullnetit të anëtarësisë në organizimin e trajnimeve të radhës edhe gjatë pushimit nga 18 dhjetori e deri më 18 janar e për të vazhduar me trajnimet e radhës edhe gjatë gjysmëvjetorit të dytë.

traj3

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook