Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Mësuesit nga e tërë bota sot bashkërisht po festojnë ditën e tyre

Prishtinë, 5 tetor 2020
5555tttSituata aktuale e krijuar nga Covid 19 ka bërë që stafi qendror i Internacionales së Arsimit bashkë me Komitetet e Sindikatave të Arsimit nga të gjitha kontinentet të krijojë mundësi të komunikimit dhe shënimit solemn të 5 Tetorit –Ditës Ndërkombëtare të Mësuesve duke përgatitur një program 24 orësh të aktiviteteve. Të 400 sindikatat anëtare të EI-së, mes të të cilave edhe SBASHK-u, kanë bërë aktivitete përgatitore e festive në shtetet e tyre për t'u kyçur pastaj në aktivitetin qendror solemn.5 tetori Kryetaret Komunal Sindikal
Në kuadër të këtij aktiviteti SBASHK ka organizuar takime solemne me kryetarë të nivelit sindikal komunal e të universiteteve dhe me përfaqësues sindikal nga e tërë Kosova duke kujtuar se ky 5 Tetor arsimin te ne, në Ballkan , Evropë e në tërë botën e gjen në përballje me sfidat nga e kaluara, por edhe me sfidën mjaft të rëndë, që solli pandemia nga Covid 19.
Në këto takime është lexuar edhe mesazhi dhe letra publike e Komitetit të Sindikatave të Evropës lidhur me angazhimin dhe përkushtimin e mësuesve në përpjekje për të realizuar misionin e tyre fisnik në rrethana tepër të vështirësuara përmes mësimit nga larg nga marsi i këtij viti dhe gatishmërinë për sakrifica duke u kthyer në institucione arsimore për ta vazhduar procesin arsimor.
Shumë nga veprimtarët sindikal dhe mësimdhënës të Kosovës do të jenë të kyçur në programin 24 orësh për t'u bërë kështu pjesë e këtij aktiviteti, që sjell te mësuesit mesazhet dhe vlerësimet për gjendjen në arsimin botëror sot nga kryetarja dhe sekretari gjeneral i Internacionales së Arsimit znj. Suzan Hopgood e David Edvards, nga kryetarja e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Kristine Blover, nga drejtorja e këtij Komiteti Suzan Flocken, nga ministra të arsimit nga shtete të ndryshme dhe liderë e udhëheqës të tjerë evropian e botëror.
5tet2020Mesazh i përbashkët i kësaj feste është uniteti dhe solidariteti mes sindikatave të arsimit dhe 32 milionë anëtarëve që kanë ato kudo në botë. #5Octlive

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook