Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK- Institucionet mos ta lexojnë gabimisht përkushtimin tonë

Prishtinë, 16.09.2020

llogo sbSBASHK-u uron që gatishmërinë që po tregojmë dhe përkushtimin për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të këtij viti shkollor, që vlerësohet nga më të vështirët deri tani, mos ta lexojnë gabimisht institucionet lokale e qendrore.
Është e vërtetë se SBASHK-u në takimet në MASH dhe me institucione të tjera është zotuar se do të vazhdojë komunikimin me punëtorët e arsimit dhe do ju jap kurajë atyre që të vazhdojnë me përkushtimin në rrjedhën e mbarë të këtij viti shkollor, por po ashtu SBASHK-u është zotuar që moti se do të mbetet në mbrojtje të anëtarësisë dhe do të vazhdojë të mbetet zë i kërkesave të tyre.
SBASHK-u në bashkëbisedat e vazhdueshme me Ministrin Likaj janë pajtuar që duhet bërë zgjidhje për punëtorët e arsimit të sëmurë rëndë në mënyrë që ata mos të angazhohen në procesin mësimor, por të zëvendësohen me kuadro të tjera për këtë vit shkollor dhe që të sigurohet buxhet shtesë për norma shtesë, ngase natyra e punës në këto kushte pandemie do të bëj që një numër mësimdhënësish të jenë të ngarkuar me më shumë orë pune krahasuar me normat që i kanë të përcaktuara me Ligj dhe me Kontratën Kolektive të arsimit të Kosovës.
Ministri Likaj ka ngritur këto çështje edhe në Qeveri dhe e përgëzojmë që ka arritur të bëj zgjidhje duke siguruar buxhet për t'u dhënë paga kolegëve tanë të sëmurë rëndë dhe për 1000 gjysmënorma për kolegët që do të angazhohen me orar shtesë të punës. Mirëpo informacionet nga terreni flasin se DKA-të dhe drejtoritë e shkollave nuk janë duke i trajtuar këto çështje me personelin arsimor dhe se kolegët tanë të sëmurë, krahas stresit nga sëmundja, janë vënë në siklet sepse nuk u është komunikuar me vendime se janë të liruar nga procesi mësimor dhe se do të marrin pagën deri në një vendim tjetër. Po ashtu drejtoritë e shkollave dhe DKA-të duhet të komunikojnë me personelin arsimor dhe t'ua bëjnë me dije se për angazhime shtesë do të kompensohen dhe për këtë edhe t'u lëshohen vendime. Një komunikim i tillë duhet bërë edhe me psikologët, pedagogët e personelin tekniko-ndihmës sepse edhe për këto profile MASH-i ka arritur të sigurojë mbështetje buxhetore për norma shtesë.
Kundërshtimi i SBASHK-ut që matjen e temperaturës së nxënësve mos ta bëjnë mësimdhënësit po tregohet i drejtë ngase informacionet nga shkollat tregojnë se kjo po ndikon që të ketë vonesa në procesin mësimor dhe se kjo do të komplikohet edhe më kur nga 21 shtatori pritet të kthehen në shkollë edhe nivelet tjera arsimore dhe kur së shpejti do të përkeqësohen edhe kushtet klimatike. Janë prindërit ata që kanë nënshkruar deklaratën për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe është detyrë e tyre që të përcjellin shëndetin e fëmijëve të tyre dhe nëse ka ndonjë simptomë mos ta nisin për në shkollë, por të këshillohen me personelin shëndetësor.
SBASHK-u duke pasur shumë ankesa nga kolegët tanë nga kryeqyteti i drejtohet edhe një herë, DKA-së në Prishtinë, që mos të insistojë në zbatimin e E- shkollorit sepse edhe ashtu, është ky vit i vështirë shkollor dhe mësimdhënësit kanë mjaft angazhime në përpjekjet për të realizuar si duhet procesin edukativ e arsimor në kohën kur edhe orët mësimore janë shkurtuar dhe angazhim kyç i mësuesit le të jetë procesi mësimor dhe përpjekja që nxënësit të arrijnë njohuri të reja.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook