Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK detyra e kërkesa konkrete për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor

Prishtinë, 11.09.2020

foto nga takimiPër të bartur informacionet te kryetarët e nivelit komunal e përmes tyre edhe të anëtarësia lidhur me qëndrimet nga takimi konsultativ me Ministrin Likaj dhe kryesinë e kolegjiumit të DKA-ve dhe për të caktuar detyra konkrete e për të rikujtuar kërkesat e punëtorëve të arsimit me rastin e fillimit të vitit shkollor, SBASHK ka mbajtur në orët e pasdites së sotme takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal. Në fillim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë njoftuar pjesëmarrësit lidhur me bashkëbisedën në takimin e sotëm me Ministrin Likaj dhe përfaqësues të DKA-ve. Është thënë se të gjitha palët janë pajtuar se viti i ri shkollor do të nis më 14 shtator sipas master planit të MASH-it.
Pikërisht duke u angazhuar për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor, nga të gjithë konsiderohet se do të jetë me plot sfida dhe kërkon prandaj angazhim të vazhdueshëm të të gjithëve. Në këtë takim të SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal janë caktuar detyra konkrete për gjithë veprimtarët sindikal, por edhe është vendosur për kërkesat konkrete drejtuar DKA-ve dhe institucioneve tjera.
Është vendosur që kryetarët e shoqatave sindikale në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë të vëzhgojnë vazhdimisht zbatimin e masave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MASH dhe të raportojnë vazhdimisht për situatën ekzistuese.
Nga ky takim SBASHK-u i drejtohet DKA-ve me kërkesat që gjatë javës së parë me të nisur mësimi të lidhin kontrata shtesë me mësimdhënësit që do të angazhohen me norma shtesë. Duhet saktësuar lista e mësimdhënësve të sëmurë rëndë që lirohen nga procesi mësimor duke i siguruar ata se do të vazhdojnë të marrin pagën. Një kërkesë tjetër është që të sigurohen maska për punëtorët arsimor.
Një vendim tjetër është se SBASHK-u kundërshton idenë që mësimdhënësit të angazhohen për matjen e temperaturës së nxënësve ngase janë prindërit ata që duhet të kenë kujdes për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre dhe në rast të dyshimeve mos t'i nisin ata për në shkollë e po ashtu duhet që situatën për gjendjen e nxënësve e mësimdhënësve ta përcjellin personeli shëndetësor që do të angazhohej nëpër komuna në bashkëpunim me DKA-të.
SBASHK-u u bën thirrje DKA-ve që situatën aktuale ta ndjekin shembullin e mirë të bashkëpunimit të MASH e SBASHK dhe të bashkëpunojnë ngushtë me përfaqësues të sindikatës me qëllim të angazhimit të përbashkët në përcjelljen e situatës dhe marrjen me kohë të masave adekuate.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook