Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar

Pushuesit shprehin respektin dhe krenarinë për sindikatën e tyre
Prishtinë, 13.07.2020
deti2Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të SBASHK-ut nga Vushtrria, Mitrovica, Leposaviqi, Zveçani, Skenderaj, Prizreni, Kaçaniku, Hani i Elezit, Ferizaj, Shtërpca, Shtime, Suhareka, Klina, Istogu, Peja, Deçani e Juniku po përbënin grupin e parë të pushuese që në mënyrë të organizuar erdhën në Kompleksin Hotelier Turistik "Bonita" më 6 korrik në kuadër të aktivitetit tradicional të SBASHK-ut për organizimin e pushimeve në shenjë respekti për punën e përkushtimin e anëtarëve në shërbim të arsimit. Ata ishin shprehur shumë të kënaqur me organizimin dhe mikpritjen nga pronari dhe stafi në "Bonita".
Ditët u kalonin shpjet në shoqëri me valët e qeta të detit shqiptar, kurse në mbrëmje, duke respektuar masat dhe kujdesin, bëheshin pjesë e atmosferës plot emocione krijuar nga këngët e vallet shqipe nga mjeshtër të muzikës shqiptare. Në këtë atmosferë plot emocione ishte bërë pjesë edhe Ansambli Autokton "Rugova", që në shenjë respekti për angazhimet nëpër vite e dekada të mësuesit ,kishin ardhur të ndajnë këto momente gëzimi dhe kishin sjellë në Durrës veshjet dhe këngën e vallen e ruajtur nëpër dekada e shekuj. Kjo vizitë u mundësua falë vullnetit të këtyre artistëve dhe mikpritjes së pronarit të "Bonita".Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse është shprehur krenar me koleget e kolegët e tij, që me sjelle dinjitoze kishin përfaqësuar e ruajtur figurën e mësuesit. Ai ka falënderuar edhe pronarin dhe stafin e "Bonita" , maestron e muzikës Bardhin dhe Ansamblin Autokton "Rugova". Pushuesve të grupit të parë po u iknin shpejt ditët e pushimit dhe shumë nga ta përshtypjet i kanë lënë të shkruara dhe ato do të botohen në shkrimet e radhës.
Ishte ditë e shtunë dhe pushuesit e grupit të parë duke këmbyer numra telefoni e adresa me njëri tjetrin dhe duke u përshëndetur me stafin e "Bonita"u nisen drejt Kosovës me autobusët e "Boletini Turist". Stafi në "Bonita" nisi punën dhe përgatitjet për t'i pritur mysafirët e radhës sepse po vinin grupi i dytë i pushuesve në aktivitetin rekreativ organizuar nga SBASHK.
Komisioni për organizimin e këtij aktiviteti ishte në krye të detyrës. Që në orët e hershem të mëngjesit po mbahej komunikimi me përgjegjësit e udhëtimit. Pushuesit nga Lipjani, Kastrioti(Obiliqi),Biblioteka Kombëtare, Filarmonia e Kosovës, Qendra e studentëve, Fushë Kosova, Drenasi, Podujeva, Prishtina, Universitetet ,Kamenica, Gjilani,Vitia, Kllokoti, Dragashi, Malisheva, Rahoveci, Gjakova dhe Mamusha po vinin si pjesë e grupit të dytë që po niste pushimin e merituar nga 12 korriku e për 5 ditë me radhë.
Me përkushtim e angazhim të shtuar është bërë akomodimi i pushuesve. Ata pastaj duke respektuar rregullat e distancës dhe kujdesit të shtuar kanë drekuar dhe pastaj janë gjendur në plazhin e bregdetit shqiptar. Pas plazhit ata nuk kanë hezituar të takoheshin individualisht e në grupe të vogla me kryetarin e SBASHK-ut për të bashkëbiseduar e për ta bërë ndonjë foto të rastit.deti22
Edhe këta pushues janë mirënjohës për këtë aktivitet dhe shprehin respektin dhe krenarinë për SBASHK-un duke vlerësuar lart përkushtimin dhe angazhimet e stafit qendror dhe të veprimtarëve sindikal nëpër komuna e Universitete në shërbim të anëtarësisë. Mbrëmja e së dielës shoqërohej me flladin e lehtë që vinte nga deti dhe me vallen e këngën e bukur shqipe. Anëtarët e SBASHK-ut këtu po ndjehen të relaksuar dhe janë shumë të kënaqur me kushtet e ofruara në "Bonita" dhe me sjelljet e kulturuara të stafit. Ata bashkërisht po kujdesen për respektimin e rregullave, që është për të mirën e të gjithëve. Ditët në bregdetin shqiptar e në një atmosferë të tillë ikin shpejt. Edhe pushuesit e grupit të dytë përshtypjet e tyre do t'i shënojnë në fletore . Kryetari i SBASHK-ut shpreh respekt të lartë për gjithë pushuesit që kishin sjellje të kulturuara e dinjitoze. Kryetari shpreh respekt të lartë dhe përgëzon për gjithë atë punë e përkushtim në përgatitjen e këtij aktiviteti komisionin qendror Ymerin, Blendin, Nezin, Afërditën, Vlorën, Albinen dhe përgjegjësit e angazhuar për rrjedhën e mbarë të udhëtimit dhe qëndrimit në Durrës.
Bashkë e në SBASHK në përballje me sfidat e kohës dhe në angazhimet e përkushtimin për arritje të reja në shërbim të anëtarësisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook