Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Fillojnë edhe 10 grupe të reja me trajnimet e licencuara të SBASHK-ut

Respekt për angazhimin maksimal të stafit qendror dhe trajnerëve
Prishtinë, 12.06.2020
104400354 259844591936231 4134003545507845582 nMeqenëse mësimdhënësit e Kosovës janë shumë të angazhuar gjatë gjithë ditëve të punës në përpjekjet për të përmbyllur sa me më sukses këtë vit shkollor, SBASHK-u kërkesën e tyre për trajnime po e realizon në ditë të vikendeve dhe të festave.
Kjo ndodhi edhe në këtë 12 qershor, në festën e çlirimit të Kosovës. Një numër i konsideruar kolegësh tanë nga shumë komuna të Kosovës janë pajtuar që kjo ditë feste të kthehet në aktivitet sindikal duke u bërë pjesë e njërit prej 10 grupeve të trajnimeve, që kanë nisur sot e do të vazhdojnë edhe në ditët e vikendit dhe në një ditë tjetër të javës së ardhshme. Është një grup mësimdhënësish në trajnimin"Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Dr. Safet Beqiri, tri grupe të kombinuara me mësimdhënës nga komuna të ndryshme në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët prof. dr. Hysen Sogojeva, Mr. Fidan Shaqiri dhe Mr. Ramadan Gashi. Një interesim i veçantë i mësimdhënësve po shprehet për trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" dhe prandaj sot kanë nisur këtë trajnim 4 grupe me trajnerët Alban Zeneli, Blerta Blakaj, Sami Shala , ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe trajnerin Hysen Hyseni. Kanë nisur me këtë aktivitet edhe dy grupe në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", me trajnerët prof. dr. Atdhe Hykolli dhe prof. Mentor Mani. Ky aktivitet nisi me grupin e parë në orën 12 për të vazhduar pastaj grupet tjera me radhë sipas orarit të paraparë deri në orët e mbrëmjes.104077006 251249235977145 4488398594672336234 n
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të kryeqytetit Ahmet Pllana, ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut për punën, përkushtimin dhe arritjet . Ai ka përmendur në kohën kur mësimi po zhvillohet nga larg vetëm për komunën e Prishtinës SBASHK-u ka organizuar trajnime për 21 grupe të mësimdhënësve.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është kyçur bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe anëtarë të stafit në fillimet e këtyre trajnimeve që kanë filluar në distancë të caktuar kohore njëri pas tjetrit . Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për trajnerët, që me punë e përkushtim kanë bërë që të shtohet dukshëm interesimi i kolegëve tanë për trajnime. Ai ka përgëzuar gjithë kolegët tanë në Kosovë për angazhimin në realizimin e mësimit në distancë dhe për gjithë përkushtimin me qëllim që ky vit shkollor edhe për kundër shumë vështirësive që krijoi pandemia, të përfundojë me sukses sa më të lartë.
104207988 292234051916713 7682889268823078419 nKoordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe nënkryetarja Vjollca Shala u kanë dhënë sqarime pjesëmarrësve rreth rrjedhës së trajnimit dhe janë përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve. Këto dhjetë grupe do të vazhdojnë edhe në ditët e vikendit bashkë me 4 grupe të trajnimit që kanë nisur në vikendin e kaluar, gjegjësisht më 6 e 7 qershor dhe atë " Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik", që udhëhiqet nga trajnerja Arbenitë Hoxha, pastaj "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajnerja Jehona Oruqi, trajnimi" Mësimdhënia e gjuhës shqipe e letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm", udhëhequr nga trajnerja Besa Hoxha Krasniqi dhe në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social", udhëhequr nga trajneri Blendor Shatri. Vlen të theksohet se të dhjetë grupet e trajnimit që kanë filluar sot, përveç në dy ditët e vikendit, do të vazhdojnë trajnimin edhe në një ditë të javës së ardhme në marrëveshje me trajnerët për t'i përmbyllur me sukses këto trajnime .
Gjatë bashkëbisedës me pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve ata kanë lavdëruar angazhimin dhe përkushtimin dhe arritjet e shumta të stafit qendror në shërbim të anëtarësisë.103895681 654723231783150 803723395975884857 n

Butoni posht