Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kastriotit (Obliqit)

Bashkëbisedë për angazhimet dhe aktivitetet në vijim
Prishtinë, 02.06.2020
102412518 767378947130700 6037463900541157376 nDuke realizuar agjendën e re të takimeve nga larg sot u mbajt takimi nga larg me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kastriotit (Obiliqit). Në hapje të takimit kryetarja për këtë komunë, Luljeta Boshnjaku ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, stafin qendror dhe anëtarët e këtij Kuvendi. Pas kësaj ajo ka bërë një vlerësim të aktivitetit sindikal në këtë komunë dhe ka lavdëruar angazhimin e përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut, që edhe në këtë kohë pandemie ka bërë punë të madhe në komunikim me anëtarësinë dhe në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Ajo ka treguar se në takimin konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve është arritur marrëveshja që të mbahen takimet e radhës me nivelin komunal dhe të Universiteteve dhe në këto takime të bashkëbisedohet lidhur me vazhdimin e traditës së dërgimit të rreth 400 punëtorëve të arsimit, anëtarë të SBASHK-ut, në bregdetin shqiptar dhe për vazhdimin e trajnimeve nga larg me mësimdhënësit nga e tërë Kosova. Ajo tha se ata kanë bërë përgatitje për të dy temat e bashkëbiseduara dhe se ka nisur proceduara e komunikimit me kryetarët e shoqatave sindikale për të bërë ndarjen meritore e bazuar në shënimet dhe kriteret që posedon kryesia e këtij Kuvendi. 

102410908 250319066220418 3392791870533795840 n

Po ashtu kanë nisur të përpilohen listat për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara.Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka dhënë informacione për angazhimet momentale të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe ka përgëzuar kolegët nga kjo komunë dhe nga e tërë Kosova për punën, angazhimin, përkushtimin dhe arritjet në shërbim të arsimit.
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime bazuar në pyetjet e pjesëmarrësve lidhur me organizimin e pushimeve për rreth 400 anëtarët e sindikatës sonë në bregdetin shqiptar dhe për mënyrën e organizimit të trajnimeve dhe pjesëmarrjen në këto trajnime që janë organizuar, po organizohen e do të organizohen edhe në të ardhmen bazuar në kërkesat e anëtarësisë. Edhe nënkryetarja Vjollca Shala ka marrë pjesë në këtë bashkëbisedë ku ka dhënë sqarime për secilin trajnim veç e veç. Ajo ka shtuar se kolegët tanë nga Kastrioti (Obliqi) kërkesën për trajnime duhet ta përcjellin në SBASHK përmes kryetares së Kuvendit ët Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të kësaj komune, Luljeta Boshnjaku.

102411499 288052285921123 7995148163432316928 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook