Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Filloi me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga komuna e Dragashit

Kolegët nga Dragashi shprehin respekt të lartë për angazhimet e SBASHK-ut

Prishtinë, 18.05.2020

98297432 297984031199525 5836197274874544128 nDuke e kyçur në këtë trajnim kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar kryetarin e nivelit komunal sindikal për Dragashin, Xhevit Skënderin dhe kolegët nga kjo komunë për angazhimin sindikal dhe për arritjet. Ai po ashtu ka shprehur respekt për punën dhe përkushtimin e kryetarit të shoqatës Fisnik Guri e kolegëve tanë nga Gjimnazi i kësaj komune dhe gjithë të tjerëve kudo në Kosovë për realizimin me sukses të mësimit nga larg. Në këtë fjalë përshëndetëse kryetari Jasharaj edhe një herë ka falënderuar trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva, duke kujtuar se ai, krahas shumë angazhimeve që ka si ligjërues i nderuar në Universitet, po gjen kohë të jap kontribut me vlerë edhe në aktivitetet e SBASHK-ut e veçmas në mbajtjen e trajnimeve me kolegët tanë kudo në Kosovë.97749013 689303611612476 6056601699286515712 n
Kryetari Jasharaj ka vlerësuar lart dhe angazhimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror në realizimin e detyrave konkrete, por edhe në plotësimin e kërkesave që vijnë vazhdimisht nga anëtarësia. Në fund kryetari Jasharaj është shprehur i sigurt se në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik më Arsimin Parauniversitar ", udhëhequr nga prof. dr. Sogojeva pjesëmarrësit do të fitojnë shumë njohuri të reja për udhëheqjen dhe menaxhimin e institucioneve arsimore, por edhe do të japin ide gjatë bashkëbisedave që do të zhvillojnë. Pas kësaj menaxheri për financa dhe administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka njoftuar pjesëmarrësit për pesë trajnimet e licencuara dhe për rregullat që duhet përmbajtur në rrjedhën e mbarë të këtij trajnimi . Ai ka falënderuar prof. dr. Hysen Sogojeva për angazhimin e vazhdueshëm në trajnime dhe në aktivitete të tjera të organizuara nga SBASHK.
97911469 248241899792999 1813482179036971008 nKryetari i shoqatës sindikale të Gjimnazit të Dragashit, Fisnik Guri ka falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe për organizimin e trajnimeve. Ai është shprehur i sigurt se kolegët tanë nga Gjimnazi do të arrijnë njohuri të reja e të rëndësishme gjatë gjithë këtij trajnimi.
Në fillimet e këtij trajnimi kishte edhe pyetje rreth rrjedhës së trajnimit dhe kishte edhe kërkesë lidhur me orarin e mbajtjes së tij . Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri është përgjigjur se me rëndësi është që të realizohen të gjitha orët e parapara të trajnimit, ndërsa sa i takon orarit të trajnimit ai ka treguar se për orarin pjesëmarrësit duhet të arrijnë marrëveshje të përbashkët bashkë me trajnerin dhe të vazhdojnë me trajnimin me orarin në bazë të marrëveshjes . Ymeri ka shtuar se ai dhe anëtarë të stafit qendror do të vazhdojnë të kyçen vazhdimisht në trajnim për të dhënë mbështetjen e nevojshme teknike, por edhe për t'u përgjigjur në pyetjet që kanë të bëjnë , qoftë me trajnimin, qoftë me çështje sindikale.

Butoni posht