Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim me kryetarët e Kuvendeve komunale sindikale dhe të Universiteteve

Debat për çështje aktuale sindikale dhe në sistemin arsimor
Prishtinë, 25.04.2020
94713488 268245277667645 2086920906864590848 nNë orën 20 e 30 të së premtes ka nisur takimi konsultativ i kryetarëve të Kuvendeve të Sindikatës të Arsimit Para universitar dhe të Universiteteve për të bashkëbiseduar për rrjedhën e procesit mësimor e ligjëratave dhe për angazhimet aktuale sindikale.
Në hapje të këtij takimi nga larg kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i falënderuar për angazhimet në procesin mësimor nga larg dhe për përkushtimin në aktivitetet sindikale. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka deklaruar se në këtë takim do të bashkëbisedojmë për rrjedhën e procesit mësimor dhe ligjëratave nga larg, por edhe për shqetësimet që mund të jenë ngritur nga kolegët tanë për cilën do çështje. Të pranishmit në këtë takim i ka përshëndetur duke i përgëzuar për gjithë angazhimet edhe nënkryetari i BSPK-së, prof.dr. Atdhe Hykolli. Ai ka shprehur respekt për punë e përkushtimin e gjithë punëtorëve arsimor për realizimin e procesit mësimor në distancë . Ai ka lavdëruar stafin qendror të SBASHK-ut, kryesinë dhe gjithë anëtarësinë për unitetin e angazhimet e shumta edhe në këtë situatë të vështirësuar nga Covid 19.
Pas kësaj kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë treguar për angazhimet e kolegëve tanë kudo në Kosovë e në të gjitha nivelet arsimore.94232878 570513587004017 5930865333400240128 n
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve , Bardh Bardhi ka treguar se në të gjitha Universitetet kuadri arsimor është duke mbajtur ligjërata nga larg me studentët me platformën gjegjëse dhe se ky angazhim arsimor ka rrjedhë të mbarë. Ai ka shtuar se po vazhdojnë edhe aktivitetet sindikale dhe se për to e çështje të tjera aktuale do të bashkëbisedohet në një takim nga larg me përfaqësues sindikal të Universiteteve, pjesë e të cilit do të jenë kryetari dhe stafi qendror i SBASHK-ut.
Kryetarët e kuvendeve Komunale Sindikale janë kyçur në këtë bashkëbisedë duke treguar se në komunat që ata përfaqësojnë është duke vazhduar mësimi nga larg dhe se kolegët tanë kudo vazhdojnë punën e angazhimin me përkushtim dhe se ky proces mësimor nga rrjedhë të mbarë. Ata kanë këmbyer ide edhe lidhur me Udhëzimin e punës së MASHTI-t që ka të bëj me mënyrën e cilësimit të njohurive të nxënësve dhe vlerësimin përfundimtar të arritjeve të tyre në procesin mësimor.
Ata kanë përgëzuar kryetarin dhe stafin e SBASHK-ut që kanë deklaruar se edhe në këtë vit shkollor, edhe përkundër situatës së krijuar nga Covid 19, punëtorët e arsimit po arrijnë ta kryejnë misionin e tyre dhe se nxënësit kanë marrë e do të marrin njohuri të duhura nga lëndët mësimore.
94727445 187257545590499 1168323102711480320 nNë këtë takim nga larg kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Para universitar të Malishevës, Skënder Gashi ka prezantuar shqetësimet e ngritura nga kolegët tanë nga kjo komunë lidhur me një lajm të plasuar aty e këtu se mund të ketë ulje pagash për të punësuarit në sektorin e arsimit dhe në shërbimet tjera publike. Lidhur me këtë është zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke qenë vlerësim i përbashkët se ky lajm i plasuar nuk ka bazë në as edhe një argument e vendim eventual të institucioneve dhe se SBASHK-u është duke përcjellë me kujdes situatën dhe bashkërisht e me marrëveshje unike, si gjithmonë, do të veprojë ashtu si e kërkon situata dhe ashtu si vendoset në mënyrë unanime nga përfaqësuesit e punëtorëve të arsimit, gjegjësisht anëtarësisë së SBASHK-ut. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri është shprehur se vet Ministri në shkuarje i financave ka demantuar lajmin e përhapur aty e këtu lidhur me ndonjë ide momentale të uljes së pagave në sektorin publik.
Në pjesën e fundit të këtij takimi është bashkëbiseduar edhe për trajnimet nga larg që kanë nisur të mbahen fillimisht me kolegët tanë nga komuna e Novobërdës e që do të vazhdojnë edhe me kolegët tanë kudo në Kosovë. Kryetari për këtë komunë, Besnik Kurteshi ka përcjellë vlerësimin e pjesëmarrësve të trajnimit nga larg për edukimin medial duke thënë se ata kanë vlerësuar lart gjithë rrjedhën e trajnimit dhe se kanë qenë të angazhuar dhe kanë arritur njohuri të reja e me vlerë mbi funksionin dhe rolin e medieve në shoqëritë demokratike. Ai ka shtuar se rrjedha e mbarë dhe puna e madhe e trajnerit Alban Zeneli në këtë trajnim ka zgjuar edhe më shumë kërshërinë e mësimdhënësve nga Novobërda dhe ata kanë kërkuar edhe trajnime të tjera dhe kështu në bashkëpunim me stafin qendror do të nis këtë të shtunë edhe trajnimi "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", udhëhequr nga prof. dr. Atdhe Hykolli.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook