Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg me kryetarët e nivelit Komunal sindikal dhe të Universiteteve

Gatishmëri për të vazhduar me angazhime në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit
Prishtinë,17.04.2020
93544806 316770262633753 6984517417808429056 nNë hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve dhe ka përgëzuar ata për angazhimet në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg. Ai ka kujtuar se janë mbajtur takime nga larg me Kuvendet e Sindikatës së Arsimit Para universitar dhe është për çdo lëvdatë angazhimi dhe bashkëpunimi e komunikimi mes kolegëve tanë kudo në Kosovë në shërbim të arsimit nga larg. Kryetari Jasharaj ka treguar se stafi i SBASHK-ut ka përgatitur një letër me informacionet e plota lidhur me angazhimin e përkushtimin e 

93402487 1344577035732749 7841083013600378880 n

punëtorëve të arsimit dhe atë ia ka dërguar Ministres Hykmete Bajrami, e cila ka falënderuar SBASHK-un për bashkëpunimin dhe për kontributin në shërbim të rrjedhës së mbarë të arsimit nga larg. Ai po ashtu ka informuar kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve edhe me kërkesën, që fillimisht ia kishte dërguar Ministres Bajrami, lidhur me nxjerrjen e një vendimi që do ua mundësonte kolegëve tanë, që kanë ardhur në moshën e pensionimit, që të vazhdojnë punën në procesin mësimor nga larg deri sa të kalojë kjo situata aktuale në vendin tonë. Një shkresë me kërkesën e tillë SBASHK-u i ka drejtuar po ashtu Kryeministrit Kurti dhe pritet përgjigja nga ai.
Pas kësaj këtë takim e ka udhëhequr nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, e cila ka nisur bashkëbisedën me kolegët tonë nga komunat dhe Universitetet. Ata kanë dhënë vlerësime për angazhimet e punëtorëve arsimor në procesin mësimor nga larg duke theksuar se ata janë duke vazhduar me të njëjtin përkushtim dhe po tregojnë angazhim maksimal në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg dhe se janë duke komunikuar me nxënësit në kryerjen e detyrave dhe përvetësimin e njohurive të reja.
U propozua prapë të vazhdohet me takimet nga larg me Kuvendet Sindikale të Arsimit Parauniversitar , por të organizohet takim nga larg edhe me Kuvendin sindikal të Universiteteve .Po ashtu do të mbahen takime të vazhdueshme konsultative me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve , por edhe me kolegët nga shkollat tona.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook