Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Para universitar të Fushë Kosovës

Edhe mësimdhënësit e kësaj komune të angazhuar në mësimin nga larg

Prishtinë, 10.04.2020
93013513 584466595477737 1963144927260966912 nNë hapje të këtij takimi nga larg kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniveristar për komunën e Fushë Kosovës, Selim Krasniqi ka përshëndetur dhe ka falënderuar kryetarin dhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet që janë duke bërë vazhdimisht në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit në tërësi e pastaj ka treguar se edhe punëtorët e arsimit të Fushë Kosovës janë angazhuar që nga fillimi në realizimin e mësimit nga larg.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka përshëndetur kryetarin Krasniqi dhe gjithë kolegët në këtë komunë dhe pastaj ka treguar për angazhimet aktuale të stafit qendror dhe ka përgëzuar ata për përkushtimin duke veçuar Ymer Ymerin, që krahas angazhimeve tjera po bën punë të madhe edhe për të koordinuar takimet nga larg me kolegët nëpër komuna dhe për të dhënë informacione dhe për të përkrahur punëtorët arsimor në angazhimet për rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg.
Pas kësaj kryetarët e shoqatave nga institucionet arsimore të kësaj komune kanë treguar se punëtorët arsimor nga shkollat e tyre kanë nisur ka kohë mësimin nga larg dhe po shënohen rezultate të mira. Ata kanë treguar se po përdorin platformën e caktuar dhe po komunikojnë edhe me nxënësit dhe prindërit dhe bashkërisht po angazhohen për rrjedhë të mbarë të procesit arsimor nga larg. Po ashtu ata kanë thënë se janë duke dhënë detyra për nxënësit dhe ata i kryejnë ato duke ua kthyer mësimdhënësve. Është cekur nga kolegët tanë në Fushë Kosovë se ka një numër të vogël të nxënësve që nuk kanë mundësi të kyçen në platformë, por ata bashkëpunojnë me shokët e tyre të klasës dhe kanë gjetur kështu mundësi edhe të marrin detyra, t'i kryejnë ato dhe pastaj edhe t'ua dërgojnë mësimdhënësve të tyre. Kolegët tanë nga Fushë Kosova kanë theksuar se nuk po përputhet plani e programi mësimor mes tyre dhe asaj që po prezantohet në RTK dhe se mësimdhënësit po këshillojnë nxënësit e tyre që të përcjellin me kujdes njësitë mësimore që emitohen në TV, ndërsa mësimdhënësit vazhdojnë planin e programin që e kanë përgatitur me kohë.92569921 518209618892167 3935539461730861056 n
Në bashkëbisedë me pjesëmarrësit ka marrë pjesë edhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri , i cila ka treguar se janë duke u organizuar çdo ditë takime nga larg me kolegët nga të gjitha komunat e Kosovës dhe qëllimi kryesor i këtyre takimeve është që të bashkëbisedojmë, të shohim bashkërisht se si po realizohet mësimi nga larg dhe ta përkrahim e ndihmojmë njëri-tjetrin për të shënuar arritje sa më të larta në këtë proces arsimor. Ai është shprehur se kolegët kudo janë duhet të publikojnë punë dhe angazhimet e tyre me qëllim që të këmbehen ide në shërbim të arritjeve më të mëdha. Ymeri ka kujtuar se SBASHK-u me qëllim që të ndihmojë kolegët kudo janë ka botuar në numrin e marsit të gazetës "Arsimimi sot" edhe Udhëzimet e punës së MASHTI-t lidhur me detyrat dhe obligimet e punëtorëve të arsimit, nxënësve, prindërve, drejtorëve të shkollave dhe drejtorive arsimore në procesin mësimor nga larg dhe se këtë gazetë u ka dërfuar mijëra kolegëve tanë në adresat e tyre elektronike. Ymeri ka kujtuar edhe kërkesën që kryetari i SBASHK-ut i ka drejtuar MASHTI-t dhe Qeverisë që të merret një vendim dhe të mos pensionohen kolegët tanë që kanë arritur moshën deri sa nuk përfundon arsyeja e mësimit nga larg. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime e informacione edhe në pyetjen lidhur me Trustin e pensioneve.
92792219 150900569661179 4609485431803740160 nPas kësaj takimi është vazhduar në formë të bashkëbisedës dhe është folur edhe lidhur me Ligjin e pagave për të cilin është thënë se Kushtetuesja ka vazhduar masën e pezullimit, por ajo edhe ka informuar SBASHK-un se ka pranuar qindra kërkesa të anëtarëve të SBASHK-ut dhe se ato kërkesa do të shqyrtohen. Ajo që dihet është se me të nisur se implementuari Ligji i pagave SBASHK-u do të angazhohet në takime me institucionet e vendit që ndryshimi në paga që sjell ky ligj punëtorët arsimor t'i marrin që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur edhe ka hyrë në fuqi ky ligj.
Në kuadër të kësaj bashkëbisede nga larg nënkryetarja e SBASHK-ut , Vjollca Shala ka treguar për disa nga angazhimet e stafit qendror e pastaj është ndalur të tregojë për angazhimet e Komisionit për përgatitjen e Kontratës së re Kolektive të Arsimit, të cilët kanë punuar vazhdimisht dhe kanë mbajtur takime nga larg duke arritur edhe të përgatisin draftin e parë të Kontratës, të cilin pas konsultimeve me kryesinë, do t'ua dërgojnë kryetarëve të nivelit komunal dhe të Universiteteve e përmes tyre edhe kryetarëve të shoqatave sindikale me qëllim që të debatohet për të dhe të jepen edhe propozime konkrete për të qenë sa më i kompletuar drafti final, i cili pastaj do të negociohet me MASHTI-in dhe të nënshkruhet pastaj nga të dy palët. Është kyçur në këtë bashkëbisedë edhe nënkryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, i cili ka përgëzuar mësimdhënësit e Fushë Kosovës dhe të tërë Kosovës për përkushtimin që po tregojnë për rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg. Ai po ashtu ka përgëzuar edhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe arritjet e shumta në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi.93280394 645728025990901 5564218801567825920 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook