Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg i Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut

Edhe mësimdhënësit nga Kaçaniku me sukses po zhvillojnë mësimin nga larg

Prishtinë, 08.04.2020
92579912 153545512688408 3614177097972449280 nTakimin nga larg të Kuvendit ë sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut e ka udhëhequr kryetari për këtë komunë, Fevzi Bunjaku, i cili në fillim ka përgëzuar dhe falënderuar kryetarin Jasharaj dhe gjithë stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj ai ka prezantuar një raport të angazhimeve të punëtorëve të arsimit në shkollat e Kaçanikut në përpjekje për arritje sa më të mira në procesin mësimor nga larg.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehet krenar me gjithë kolegët tanë, të cilët kudo në Kosovë janë të angazhuar maksimalisht dhe janë duke shënuar rezultate të mira në procesin arsimor nga larg dhe se janë duke komunikuar vazhdimisht me nxënësit , që janë të kyçur në platformat e krijuara e po ashtu është duke vazhduar bashkëpunimi e komunikimi edhe me prindërit dhe bashkërisht me ta po bëhen përpjekje për arritje sa më të mira në procesin mësimor nga larg.
Duke ia bashkëngjitur bashkëbisedës, menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka deklaruar se këto takime të vazhdueshme nga larg me kolegët tanë kudo në Kosovë po mbahen që bashkërisht të angazhohemi e ta ndihmojmë e këshillojmë njëri-tjetrin me qëllim që të jemi sa më të suksesshëm në procesin mësimor nga larg. Ai u ka treguar pjesëmarrësve të këtij takimi se me qëllim të ndihmesës për kolegët tanë SBASHK-u ka botuar në gazetën "Arsimimi sot" edhe Udhëzimet e punës përgatitur nga MASHTI që kanë të bëjnë me detyrat e obligimet e punëtorë e arsimor dhe të tjerëve dhe se këtë gazetë do ta dërgojmë të mijëra kolegë tanë përmes adresave të tyre elektronike.
Pas kësaj në bashkëbisedë janë inkuadruar anëtarët e këtij Kuvendi sindikal duke treguar në detaje për punën dhe angazhimin e punëtorëve arsimor në shkollat që ata përfaqësojnë. Ata kanë deklaruar se të gjithë janë të angazhuar dhe se vërehet edhe bashkëpunimi e ndihma që kolegët i japin njëri-tjetrit. Disa nga ta kanë apeluar që të forcohet prania e internetit , gjegjësisht të përforcohet rrjeti , sidomos në pjesë malore të Kaçanikut, por edhe të komunave tjera. E po ashtu të shikohet mundësia që gjatë kohës sa jemi në këtë situatë dhe po zhvillohet mësimi nga larg mbase të ndihmohen ato familje që janë në kushte më të vështira ekonomike duke ju siguruar kushte minimale teknike që edhe ata të kenë mundësi për t'u kyçur në platformat gjegjëse, pas pasur nevojë të shkojnë të fqinjët për të përdorë rrjetin për t'u bërë pjesë e procesit mësimor e për të dërguar detyrat të mësimdhënësit.92243898 1135351000148362 4994178771968851968 n
Në pjesën e fundit të takimit bashkëbiseda është zhvilluar përmes diskutimit për angazhimet aktuale dhe pjesëmarrësit kanë shtruar edhe disa pyetje në të cilat është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Pyetjet kishin të bënin edhe lidhur me Ligjin e pagave.
"Jemi angazhuar dhe po angazhohemi edhe tani lidhur me këtë çështje. Kemi komunikuar për këtë edhe me Ministren dhe ajo ka deklaruar se me të deklaruar përfundimisht për këtë Kushtetuesja do të sigurohen mjete buxhetore për implementimin e Ligjit të pagave. SBASHK-u do të insistojë fuqishëm që me të nisur se implemetuari të Ligjit të pagave shtesa në pagë që sjell ky ligj do jepet nga dhjetori 2019 e këndej ", ka sqaruar Ymeri. Ai ka dhënë sqarime edhe për çështjet që kanë të bëjnë me Trustin e pensioneve.
Në bashkëbisedë ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, e cila është përgjigjur në disa nga pyetjet e kolegëve tanë nga Kaçaniku.
Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë shprehur respekt të lartë për kryetarin Jasharaj dhe për stafin qendror duke u deklaruar se ata do të jenë unik gjithmonë dhe bashkërisht do të angazhohen për arritje të reja. Po ashtu u dha ideja që takime nga larg të mbahen tani e tutje edhe me kolegë nga shkollat e Kosovës dhe mbase do të fillohet kjo praktikë pikërisht me një shkollë te Kaçanikut për të vazhduar kështu me shkollat nga komunat tjera në bashkëveprim me kryetarët e nivelit komunal dhe të shkollave gjegjëse.

92547055 646154809551986 4188359241276325888 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook