Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë

Prishtinë, 19.03.2020
90594393 234058991115921 2511185013383364608 nAnëtarë të nderuar situata nëpër të cilën po kalon Kosova dhe e tërë bota në përballjen sublime kundër një armiku tinzar, që po godet shëndetin e njerëzve, kërkon unitet e përpjekje të përbashkët për ta mposhtur këtë të keqe. Ne punëtorët e arsimit jemi dëshmuar në kohët më të vështira se e duam popullin dhe atdheun tonë. Situata tani prapë kërkon kontributin tonë. Në këtë situatë të vështirë të vazhdojmë të jemi shembull i unitetit e përkushtimit. Me sjelljet e angazhimet tona të kontribuojmë në tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate dhe respektin tonë të lartë për angazhimin heroik të mjekëve, infermierëve, policëve dhe gjithë të tjerëve që janë në vijën e parë të frontit ta dëshmojmë me angazhime dhe duke respektuar këshillat dhe vendimet e institucioneve. Të dërgojmë mesazhe motivimi edhe për nxënësit tonë dhe të japim kontributin tonë në angazhimet e MASHT për mësimin në formën e re që është duke u përgatitur. Një pjesë e kolegëve tanë tani më po kontribuojnë në këtë angazhim për çka i përgëzojmë duke qenë të sigurt se edhe punëtorët tjerë të arsimit do të japin kontributin në shërbim të dijes dhe arsimit edhe në këto rrethana të vështira. Të nderuar kolegë stafi i SBASHK edhe në këkë situatë mbanë takime çdo ditë përmes kyçjes vizuele dhe po ashtu vazhdon komunikimin me veprimtarët sindikalë kudo në komunat e Kosovës dhe Universitete dhe vazhdon të jetë zëri juaj kodo. 90067608 145929246720521 1623216068422008832 nKemi pasur komunikim edhe me Ministren Hykmete Bajrami duke diskutuar për të gjitha çështjet që keni ngritur ju anëtarë të nderuar. Ky komunikim do të vazhdojë. Ne krenohemi me ju anëtarë të nderuar sepse bashkërisht,si në të kaluarën, ashtu edhe sot e gjithmonë,do t'ngjeshim radhët në shërbim të dijes, nxënësve, popullit dhe atdheut me unitet, përkushtim e duke ruajtur shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve do ta kalojmë edhe këtë situatë. Kolegë të nderuar stafi qendror vazhdon me angazhimet dhe ju ftojmë të vazhdoni të komunikoni e të bashkëbisedoni me ne për situatën dhe për çështjet që ju preokupojnë dhe kështu bashkërisht të gjejmë zgjidhje të duhur të çështjeve.90160641 557198924915170 3087292994252963840 n
Me respekt,
Stafi qendror i SBASHK-ut
Kryetari Rrahman Jasharaj

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook