Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Bashkëbisedë e SBASHK-ut me MASHT-in

Ministrja Bajrami siguron se nëse Kushtetuesja sjell vendim pozitiv Ligji i pagave do të implementohet

Prishtinë, 16.03.2020
sbbJavën e kaluar ishte paraparë që këtë të hënë të mbahej një takim mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe Ministres Hykmete Bajrami e kabinetit të saj. Në kuadër të këtij angazhimi kryetari i SBASHK-ut bashkë me menaxherin për financa e administratë Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri janë gjendur në zyrat e SBASHK-ut duke u përgatitur për takimin në të cilin do të bashkëbisedohej me Ministren lidhur me situatën aktuale në arsim dhe për çështje të tjera bazuar na aktualitetin.
Pasi që Ministrja Bajrami kishte një takim urgjent pikërisht lidhur me situatën aktuale të krijuar nga paraqitja e rasteve me koronovirusit COVID-19 si dhe obligimet e saj pas shpallje së gjendjes emergjente të shëndetit publik në Kosovë,bashkëbiseda është zhvilluar përmes komunikimit me telefon. Është folur për situatën aktuale në këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe po ashtu është diskutuar edhe lidhur me Buxhetin e aprovuar të Kosovës dhe Ligjin e pagave. Ministrja ka deklaruar se çështjen e ka ngritur edhe në takimin e Qeverisë dhe bazuar nga bisedat që ka pasur me përfaqësues të institucioneve ka marrë përgjigje se nëse Kushtetuesja sjell vendim pozitiv lidhur me Ligjin e pagave ai do të nis së implementuari dhe se për të do të sigurohen mjete të mjaftueshme buxhetore.
Në situatën aktuale dhe duke u bazuar më masat që ka marrë Qeveria e Kosovës në shërbim të ruajtjes së shëndetit të popullatës të dy palët janë pajtuar që të vazhdohet me komunikimin , qoftë me takime pune, qoftë përmes komunikimit me telefon dhe shkresave dërguar në adresat elektronike.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook