Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryetari Shala dhe dy deputetë të NISMA u takuan me përfaqësuesit e SBASHK-ut

Priten takime edhe me kryetarët e grupeve tjera parlamentare

Prishtinë, 10.03.2020
DSC 0143Kryetari i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate Haxhi Shala bashkë me deputetët e këtij subjekti politik parlamentar Albulena Balaj- Halimaj dhe Endrit Shala janë takuar në ambientet e Parlamentit të Kosovës me delegacionin e SBASHK-ut që përbëhej nga kryetari Rrahman Jasharaj , koordinatori për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri dhe zyrtarja e lartë Vlora Rexhepi Berisha.
Në takimin mbajtur sot më kryetarin Shala dhe dy deputetët e NISMA kryetari Jasharaj dhe dy përfaqësuesit tjerë të SBASHK-ut i kanë njoftuar ata për shqetësimet dhe situatën aktuale në tërë sistemin arsimor në Kosovë.
Delegacioni i SBASHK-ut ka shprehur shqetësimin duke përcjellë zërin e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit se nëse nuk do të ketë planifikim të mjeteve të duhura në Buxhetin e vitit 2020 për implementimin e Ligjit të pagave situata do të acarohet shumë dhe se anëtarësia do të kërkojë veprime sindikale duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme që nga çerdhet e deri në Universitete.
Kryetari i Grupit Parlamentar të NISMA , Haxhi Shala bashkë me deputetët e këtij subjekti politik parlamentar Balaj-Halimaj dhe Shala janë shprehur se kuptojnë shqetësimin e drejt të SBASHK-ut dhe se në Komisione , por edhe në seancat e Parlamentit do të shprehin qëndrimin e tyre duke kërkuar që në Buxhetin e Kosovës të jenë paraparë mjete të mjaftueshme për implementimin e Ligjit të pagave ngase, si thanë ata, Qeverisa e kaluar kishte paraparë mjete të mjaftueshme buxhetore për këtë Ligj, pasi ai ishte votuar nga Parlamenti i Kosovës.
SBASHK-u u ka dërguar kërkesa zyrtare për takime edhe kryetarëve të Grupeve tjera parlamentare, që janë pjesë e Parlamentit të Kosovës me qëllim që të informojnë ata e përmes tyre edhe deputetët lidhur me situatën në arsim , me shqetësimet e arsyeshme dhe kërkesën legjitime që në Ligjin e buxhetit të jenë paraparë mjete të mjaftueshme për implementimin Ligjit të pagave.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook