Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u organizoi Manifestim madhështor për 7 Marsin

Respekt i përhershëm për misionin e shenjtë të mësuesit

Prishtinë, 09.03.2020
7mars203Duke vazhduar me traditën për të lartësuar kujtimin për anëtarët e pensionuar nga 1 prilli i vitit 2019 deri më 31 mars të vitit 2020, SBASHK-u ka organizuar në Pallatin e sporteve "1 Tetori" të Prishtinës Manifestim madhështor.
Kanë shprehur respekt për organizimin e mirë të këtij Manifestimi dhe kanë lartësuar figurën dhe misionin e shenjtë të mësuesit nëpër vite e dekada Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nënkryetarja e Parlamentit të 7mars202Kosovës, Arbërie Nagavci, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport Arban Abrashi, kryetari i Sindikatës së Arsimit të Shqipërisë, Isa Rekaj, deputeti nga Kosova Lindore, Fatmir Hasani dhe drejtori i arsimit nga Bujanovci Agim Hasani, prorektorja Myrvete Badivuku- Pantina nga Universiteti i Prishtinës, drejtori i DKA-së së Klinës, Enver Gashi, Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, kryetarja e Sindikatës së Policisë, Valbona Kamberi, kryetari i Ansamblit Autokton "Rugova" Vesel Nikçi , Kryetari i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- malësi e Madhe "Martin Dreshaj", Ukshin Jashari, përfaqësuesi i MASHT, Habib Aliu, përfaqësuesi i sindikatës së Institucioneve korrektuese, Frashër Rraci dhe mysafirë të tjerë të nderuar.Rr.jasharaj
'' SBASHK-u po vazhdon me traditën e mirë që pikërisht në ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe të bëj bashkë pishtarët e dijes që me vite e dekada e deri në pensionimin meritor u angazhuan në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave. Ky Manifestim dhe ndarja e mirënjohjeve meritore për angazhimin tuaj sublim dhe ora me emblemën e SBASHK-ut është dëshmi se ne nuk ju harrojmë kurrë juve që edhe në vitet e vështira e plot furtuna mbrojtët shkronjat e bukura të gjuhës shqipe nga sulmet e pushtuesit. Respekt i përhershëm për ju të nderuar kolege e kolegë pensionistë", ka thënë në hapjen solemne të këtij Manifestimi, konferencierja , Pranvera Haziri.
Duke shprehur respekt të lartë për të pensionuarit dhe për mysafirët e nderuar, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kujtuar se sa herë vjen marsi me krenari lartësojmë kujtimin për Komandantin legjendar Adem Jashari, për Epopenë e lavdishme të UÇK-së, për mësuesin hero e dëshmor të kombit Shaban Jashari dhe për gjithë pishtarët e dijes që mbrojtën dritën kundër errësirës.KM Albin KurtiAi pastaj ka përshëndetur mysafirët e nderuar për të shprehur pastaj falënderimet dhe respektin e tij edhe për mediet e nderuara, drejtorin dhe stafin e Qendrës së studentëve, kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për angazhimin. "Një falënderim i veçantë për stafin qendror të SBASHK-ut : Ymerin, Afërditën, Vlorën, Blendorin, Lutën, Nezin e Albinën që janë angazhuar me përkushtim që ky Manifestim të jetë i organizuar sa më mirë, është shprehur Jasharaj duke shtuar se "Është traditë e jona shqiptare që nikoqiri të flas pak, po tua jep mundësinë e fjalës mysafirëve të nderuar dhe përndaj unë në përfundim të fjalës sime Ju përshëndes duke ju uruar jetë të gjatë e të lumtur dhe e gëzofshi sa më gjatë pensionin dhe Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta".Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ardhur në këtë Manifestim për të nderuar figurën e mësuesit dhe festën e madhe të shkollës shqipe. "Sot kujtojmë mësonjëtoren e Korçës, Pandeli Sotirin, Motrat Qiriazi dhe vëllezërit Frashëri. 

A.Nagavci

Dashuria për kombin ishte e lidhur me dashurinë për dijen. 

Sot vlerësojmë punën e tyre, u njohim kontributin e përditshëm për edukimin e brezave. Personalisht pasioni dhe disiplina që kam për dijen më është mbledhur prej mësimdhënëses se parë dhe prej nënës sime e cila ishte edhe mësimdhënëse. Fëmija në shkollë e takon shtetin. Ditën e parë kur fëmija shkon në shkollë nuk duhet të ketë rëndësi prej nga vjen por e rëndësishme se kë ka mësues. Shteti kujdeset të krijojë kushtet, mësuesit duhet të motivojnë fëmijët e prindërit të kujdesen që edukimi të përcjellë fëmijët kur ata janë në shtëpi.", është shprehur Kryeministri duke kujtuar në fjalën e tij përshëndetëse edhe mësuesin e tij të parë dhe mësimdhënësit e tjerë të tij për të cilët ka shprehur respekt të lartë.
"Sot po bëhen 131 vite nga hapja e shkollës së parë shqipe. Gjuha shqipe dhe puna e mësimdhënësve nuk arriti të ndalohet asnjëherë.

Arban Abrashi

 Sot kur ky mision bëhet me nderim, ne duhet të bëhemi pjesë e shoqërive të moderuara. Shkolla tashmë duhet të bëhet jo mbijetesë, por pjesë e progresit dhe emancipimit tonë shtetëror", ka shpalosur fragmente të historisë së arsimit shqip, nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës, Arbërie Nagavci.Kryetari i Grupit Parlamentar për Arsim,Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini e Sport në Parlamentin e Kosovës, i nderuari Arban Abrashi ka shprehur respekt të lartë për punëtorët e arsimit dhe për përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut.
"Në kohërat më të vështira ju ishit pishtarit e ndriçimit. Puna juaj frymëzoi sakrificën e brezave të tërë për liri e pavarësi. Dita e mësuesit është një rast për t'ju dhuruar mirënjohje dhe ne kemi obligim të jemi krahu juaj. Sot shkollat shqipe kanë një mision tjetër dhe prandaj nuk duhet të kemi më eksperimente në arsim. Dua të besoj që qeveria do t'i jap një dinamikë të re zhvillimit të arsimit. Komisioni për arsim, jo vetëm që do ta mbikëqyrë punën e ministrisë se arsimit ,por do të jetë krah i tyre"ka kujtuar ai.fatmir hasaniMe respekt të lartë për figurën e mësuesit dhe për përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut është shprehur edhe deputeti shqiptar nga Kosova Lindore , Fatmir Hasani, i cili ka shpalosur kujtime nga historiku i shkollës shqipe kudo në trojet shqiptare për të përcjellë para pjesëmarrësve përshëndetjet vëllazërore nga Presheva, Bujanovci e Medvegja.Me fjalë plot respekt për figurën e mësuesit është shprehur edhe prorektorja e Universitetit të Prishtinës, Myrvete Badivuku-Pantina, e cila pastaj ka shpalosur edhe fragmente nga historiku i Universitetit ndër vite e dekada.
Kryetari i Federatës së Sindikatës së Arsimit të Shqipërisë, Isa Rekaj ka shprehur respekt të lartë për angazhimet, përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut. Ai ka vlerësuar lart edhe organizimin e Manifestimit madhështor 

Myrvete badivuku

dhe ka sjellë përshëndetjet e gjithë kolegëve tanë nga Shqipëria për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.
Respektin e lartë për figurën e mësuesit dhe misionin e tij fisnik e kanë shprehur në fjalën e tyre përshëndetëse edhe drejtori i DKA-së së Klinës, Enver Gashi, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini dhe mysafirë të tjerë të nderuar.
Një moment i veçantë është krijuar me paraqitjen e drejtorit artistik e aktorit Fadil Grabovci dhe Ansamblit Autokton "Rugova", të cilët kanë sjellë në Pallatin e sporteve në shenjë respekti për pishtarët e dijes valle të bukura autoktone. Kryetari i këtij Ansambli që ruan folklorin shqiptar me vite e dekada, Vesel Nikçi ka kujtuar momente kur edhe ai ishte mësimdhënës dhe ka falënderuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet e shumta. "Me angazhimet e kreut të SBASHK-ut na u mundësua që të dalim në pension meritor. Tani po marrin edhe shtesën nga Ligji për vitet e 90-ta, që ka vlerë të madhe sepse shpreh respektin e shtetit tonë për punëtorët e atyre viteve kur mbrojtëm dritën nga errësira. Edhe kjo është arritje e SBASHK-ut dhe prandaj me kënaqësi vijmë në aktivitetet që organizoni ju", është shprehur profesori i pensionuar dhe drejtori i Ansamblit "Rugova", Vesel Nikçi.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut dhe disa nga mysafirët e nderuar kanë ndarë mirënjohje për përfaqësuesit e caktuar nga komunat, Universiteti dhe institucionet e kulturës, që janë anëtare të SBASHK-ut. 89466959 3005383069519250 5015666712394072064 o

 Avni Ajdiniisa rekaj

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook