Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvende pune në Obiliq dhe në Podujevë

Respekt për angazhimet e arritjet, mbështetje për aktivitetet në vijim

Prishtinë, 18.02.2020
obiliqKa filluar të realizohet agjenda e takimeve me Kuvendet sindikale komunale dhe atë të Universiteteve. Takimet e pata gjatë këtij vikendi janë mbajtur në Obiliq e pastaj edhe në Podujevë.
Në fillimet e takimit me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Obliq, kryetarja për këtë komunë, Luljeta Boshnjaku ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri duke i falënderuar për pjesëmarrjen në këtë kuvend pune.
Pas kësaj kryetarja Boshnjaku ka shpalosur aktivitetet sindikale në këtë komunë duke kujtuar edhe sfidat nëpër të cilat kanë kaluar mësimdhënësit e Obiliqit gjatë grevës, por edhe pas saj. Në vazhdim të takimit kryetari i SBASHK-ut ka informuar anëtarët e këtij kuvendi për takimin me Ministren e MASHT, znj.Hykmete Bajrami për të treguar përmbajtjen e bashkëbisedës gjatë këtij takimi.
Obiliq2Pjesëmarrësit në këtë takim kanë shtruar pyetje, që lidheshin me Kontratën Kolektive të Arsimit dhe kanë marrë përgjigje nga zyrtari ligjor i SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi se duke u bazuar në qëndrimin e Këshillit Drejtues dhe në konsultim me kryetarët e Kuvendeve sindikale komunale ka marrë vendim që për shkak se kanë rënë në kundërshtim me Statutin e SBASHK-ut janë përjashtuar Xhavit Lani dhe Merushe Zeka, mësimdhënës të kësaj komune."Duke filluar nga kryetari i SBASHK-ut e deri të anëtari i fundit do të përjashtohen nga radhët e SBASHK-ut nëse me veprimet e deklarimet e tyre bien në kundërshtim me Statutin dhe qëndrimet e organeve legjitime të SBASHK-ut", ka theksuar kryetari Jasharaj.

Disa nga anëtarët e këtij Kuvendi kanë kërkuar nga kryetari i SBASHK-ut që në takimin e radhës me Ministren Bajrami të diskutohet për kolegët e punësuar në sistemin arsimor e që kanë baqellor 3 vjeçar.

 

Atmosferë pune e mirëkuptimi edhe në Podujevë
Podujeve2Nga Obiliqi kryetari i SBASHK-ut bashkë me zyrtarin ligjor kanë shkuar në Podujevë për të marrë pjesë në Kuvendin e punës të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Kryetari i këtij Kuvendi Fadil Halimi në hapje të takimit ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin Jasharaj dhe juristin Shatri e pastaj ka paraqitur një raport lidhur me angazhimet, arritjet dhe sfidat me të cilat janë përballur. Kryetari Halimi ka vlerësuar se në Podujevë janë shënuar arritje të konsiderueshme mbështetur nga niveli qendror dhe kjo, si tha ai, ka bërë që të shtohet dukshëm numri i anëtarëve të SBASHK-ut nga kjo komunë. "Në komunën tonë është krijuar një klimë mirëbesimi e bashkëpunimi në të gjitha nivelet sindikale deri në nivelin më të lartë të SBASHK-ut. Zatën kjo klimë e mirë ka bërë që të rritet edhe numri i anëtarëve të rinj në nivelin komunal deri në 1000 sish", ka kujtuar Halimi.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut bashkë me pjesëmarrësit kanë zhvilluar një bashkëbisedë duke u bazuar edhe në raportin e punës, që ka paraqitur kryetari Halimi. Ky kuvend u zhvillua në një atmosferë pune e mirëkuptimi.
Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë përcjellë edhe vlerësimin e anëtarësisë duke shprehur respekt për korrektësinë, angazhimin dhe përkushtimin dhe në kuadër të kësaj kanë përcjellë edhe falënderimet e kolegëve tanë të pensionuar që kanë punuar në vitet e 90-ta për angazhimet e jashtëzakonshme të stafit të SBASHK-ut lidhur me Ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.Podujeve3
Në kuadër të punës së këtij Kuvendi pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje që lidheshin me Kontratën Kolektive të Arsimit dhe për mënyrën më të lehtë të arritjes së realizimit të disa të drejtave e përfitimeve nga kjo Kontratë. Në këto pyetje është përgjigjur zyrtari ligjor i SBASHK-ut, Blendor Shatri.
Pjesëmarrësit kanë vlerësuar si shumë të qëlluar këtë aktivitet të takimeve me anëtarët e Kuvendeve sindikale komunale, por kanë kërkuar që të gjendet mundësia që të ketë takime edhe nëpër shoqata sindikale me pjesëmarrjen e stafit nga qendra.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook