Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ministrja e MASHT, znj. Hykmete Bajrami vizitoi SBASHK-un

Gatishmëri për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit

Prishtinë, 05.02.2020
foto SBASHK MASHTNë ditën e dytë të angazhimeve në detyrën e re, Ministrja e MASHT, znj. Hykmete Bajrami e shoqëruar nga Këshilltari i lartë Lulëzim Krasniqi, ka vizituar selinë e SBASHK-ut.
Duke shprehur kënaqësinë në emër të gjithë anëtarësisë për këtë vizitë, kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj, bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë informuar Ministren për sfidat dhe angazhimet aktuale duke shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta me MASHT-in në shërbim të arsimit, përmirësimit të kushteve të punës në institucionet arsimit dhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.
fotooNë takimin e parë me Ministren Bajrami përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar që të punohet lidhur me çështjen e punëtorëve të arsimit me baqellor 3 vjeçar, e që janë në sistemin arsimor, në mënyrë që të gjendet zgjidhje e pranuar për ta. Në këtë takim përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kujtuar se kjo sindikatë gjithmonë është angazhuar që çështjet të zgjidhen me dialog, por kur pala tjetër nuk ka reflektuar atëherë kanë ndodhur edhe grevat, të cilat nuk kanë qenë dhe nuk janë dëshirë e SBASHK-ut, por veprohet duke respektuar zërin e të punësuarve në arsim.
Po ashtu është kërkuar që të ketë takime të përbashkëta të MASHT, DKA- ve dhe SBASHK-ut për të debatuar shtruar për të gjithë çështjet në arsim dhe për të bërë angazhime të përbashkëta për tejkalimin e problemeve dhe sfidave.
Ministrja Bajrami është shprehur se ka mjaft njohuri për punën dhe angazhimet e SBASHK-ut dhe se respektin për këtë sindikatë dhe gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit e ka shprehur duke bërë këtë vizitë që në ditën e dytë të angazhimit në detyrën e Ministres në MASHT. Ministrja ka deklaruar se gjithë çështjet e lidhura me arsimin në Kosovë do të diskutohen bashkërisht dhe bashkërisht edhe do të ketë angazhime të sinqerta për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit, por edhe për shtimin e angazhimeve në të gjitha institucionet arsimore me qëllim që të ngritet cilësia dhe të përmirësohen kushtet e punës në shkollat tona.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook