Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Avokati i Popullit ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut

Prishtinë, 28.01.2020

 

llogo sb

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave, anëtarësia e SBASHK-ut kishte nisur përmes shoqatave sindikale dhe nivelit komunal sindikal të mbledh nënshkrime dhe t'i drejtohet Avokatit të Popullit me kërkesën që Ai , pas shqyrtimit të çështjes, ta procedojë në Kushtetuese kërkesën e tyre për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të Pagave.

FSSHK LOGO E RE 538x190
Avokati i Popullit ka njoftuar se kërkesa e institucioneve arsimore komunale të arsimit, e nënshkruar nga anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), drejtuar Avokatit të Popullit, për revokimin e Vendimit nr. KO 219/19 për masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, i datës 12 dhjetor 2019, lidhur me pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave, është proceduar në Gjykatën Kushtetuese. SBASHK-u shpreh respekt për këtë angazhim të Avokatit të Popullit.LOGO NEW SPK
Po ashtu SBASHK-u , Sindikata e Shëndetësisë , Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve janë në përfundim të përgatitjes së një shkresë të përbashkët për t'ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese në emër të anëtarësisë së tyre e që ka të bëj me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave. Kjo shkresë Kushtetueses do t'i dorëzohet së largu të premten e kësaj jave.

Butoni posht