Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Sindikatat në sektorin publik të shqetësuar për Ligjin e Buxhetit 2020

Prishtinë, 14.01.2020

Capture

Në takimin e përbashkët në mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Federatës Sindikale të Shëndetësisë (FSSHK) dhe Sindikatës së Policisë (SPK) duke parë rrethanat aktuale në të cilat ndodhemi, paraqesim brengën tonë për përkeqësimin e mirëqenies sociale të anëtarësisë tonë dhe në kuadër të saj njoftojmë opinionin e gjerë se kërkojmë takim urgjent me Kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca, Kryeministrin në detyrë z.Ramush Haradinaj dhe Avokatin e popullit z.Hilmi Jashari.
Të tri sindikatat nga Kryeministri në detyrë kërkojnë që ta dërgoj në Parlamentin e Kosovës Projektligjin për buxhet për vitin 2020 me qëllim të shmangies së trazirave sociale. Ndërsa nga Kryeparlamentari kërkojmë që të ndërmarr hapa ligjor parlamentarë për aprovimin e buxhetit me kohë. Avokatit të popullit i drejtohemi me kërkesën e thjesht që të procedoj kërkesat e sindikatave të punëtorëve të sistemit publik, në lidhje me revokimin e vendimit për masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.
E gjithë kjo bëhet në përpjekje të ruajtjes së qetësisë sociale në Republikën e Kosovës.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook