Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet SBASHK-un lidhur me Ligjin e pagave

Prishtinë, 09.01.2020

 

Komiteti i Sindikatës Evropiane të Arsimit (ETUCE), me seli në Bruksel është informuar nga SBASHK-u lidhur me situatën e re në sektorin e arsimit të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila duke mbështetur kërkesën e Avokatit të popullit, pezulloi Ligjin e pagave deri më 30 mars 2020.e1SBASHK-u duke përcjellë shqetësimin e thellë dhe zhgënjimin e arsyeshëm të gjithë anëtarësisë që ishin në pritje tani e 9 muaj për implementimin e Ligjit të pagave, ka informuar ETUCE-n se në gjithë shoqatat sindikale janë duke u mbledhë nënshkrime, të cilat po i dorëzohen Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të popullit me kërkesën që ata, duke respektuar kërkesën legjitime të mijëra punëtorëve të arsimit, t'i drejtohen Kushtetueses me kërkesën që të revokojë vendimin për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave.e2
Komiteti i Sindikatës Evropiane të Arsimit përmes Drejtores së përgjithshme Suzan Flocken i është drejtuar me një letër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Avokati të popullit, Hilmi Jashari dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës duke kërkuar që ata ta kenë parasysh këtë kërkesë legjitime të punëtorëve të arsimit dhe duke kujtuar edhe një herë se Komiteti i Sindikatës Evropiane për Arsim (ETUCE), që përfaqëson 132 sindikata arsimore, gjegjësisht 11 milion mësues në Evropë, është në mbështetje të SBASHK-ut.

"Organizata jonë anëtare SBASHK ka përcjellë shqetësimin e saj të thellë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të 12 dhjetorit 2019 që është dhënë në bazë të kërkesës së Avokatit të Popullit të Kosovës dhe që pezullon përkohësisht Ligjin e Pagave të Sektorit Publik deri më 30 Mars 2020. Pas kësaj, ETUCE i shpreh mbështetje SBASHK-ut dhe ju kërkon të filloni bisedime që përfshijnë Kryeministrin në detyrë dhe të gjithë drejtuesit e partive politike për të diskutuar alternativat e mundshme për alokimin e 25% të rritjes së pagave, siç u përcaktua fillimisht nga Ligji i pagave të sektorit publik. Ju sigurojmë se do të vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër zhvillimet", thuhet veç tjerash në letrën e ETUCE drejtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Avokati të popullit, Hilmi Jashari dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Butoni posht