Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u në një ngjarje të veçantë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

U promovua libri "Turizmi ndërkombëtar" i prof. dr. Hysen Sogojeva

 

Prishtinë, 10.12.2019
78681417 448409335746929 8113885381893554176 nNë ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është mbajtur promovimi i librit "Turizmi ndërkombëtar" i autorit prof. dr. Hysen Sogojeva.
Para fillimit të kësaj feste të librit, Rektori Agron Bajraktari ka pritur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë , Ymer Ymeri dhe u ka treguar atyre për rritën e mbarë të këtij institucioni të lartë të arsimit.78816665 2529584527276584 3082785374536204288 n
Duke nisur festën e promovimit të librit "Turizmi ndërkombëtar" , rektori Bajraktari është shprehur krenar me stafin që ai drejton dhe ka kujtuar shumë nga arritjet , që këtë Universitet e kanë bërë të shënojë arritje të larta.78825296 3156560127704471 6647699158968827904 n
Për librin kanë folur recensentët Prof. as. Dr. Sokol Krasniqi dhe dr. Sc. Armend Pushkule, të cilët kanë vlerësua lartë punën e prof. dr. Sogojevës si profesor i lëndëve që lidhën me turizmin, por edhe për punën e bërë shkencore e duke botuar edhe këtë libër, që do të jetë një ndihmesë e madhe për studentët , por edhe për gjithë njerëzit që janë të angazhuar e të ndërlidhur me turizmin.
Autorin e kanë përgëzuar shumë nga të pranishmit për punën e përkushtuar dhe për një vepër përmbajtjesore . Mes tyre një fjalë përshëndetëse e ka mbajtur edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke përcjellë në këtë festë të librit përgëzimet dhe krenarinë për autorin nga të gjithë anëtarët e sindikatës së arsimit: "Njerëzit që shkruajnë e botojnë libra janë ushtarët më të mirë të dijes e dritës kundër errësirës. 78850288 494488454501937 1067455877369298944 nSBASHK-u krenohet me dr. Sogojevën sepse ai sindikatën tonë dhe figurën e mësimdhënësit e prezanton në mënyrën më të denjë kudo gjatë angazhimeve të tij, por edhe në trajnimet e organizuara nga SBASHK me punëtorët e arsimit kudo në Kosovë".
Pas kësaj feste të librit përfaqësuesit e SBASHK-ut janë nderuar nga rektori Bajraktari dhe profesorët e nderuar aty duke ua plotësuar dëshirën që të vizitojnë ambientet arsimore të këtij tempulli të diturisë. Duke vizituar një nga një kabinetet dhe ambientet, në të cilat arritjet teorike kthehen në punë praktike nga studentët, njeriu s'ka si të mos ndihet krenar që edhe në Kosovë kemi institucione të tilla arsimore dhe njerëz kaq të përkushtuar e të betuar se do të arrijnë dije sa më të larta dhe do ta lartësojnë emrin e këtij institucioni shembullor.79385187 994247687608603 7460115402945724416 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook