Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdohet me trajnimet e licencuara të SBASHK –ut nëpër komunat e Kosovës

Vikendet janë kthyer në ditë pune e aktivitetesh

 

Prishtinë, 11.11.2019

75543715 605298460007388 2227733862090276864 nSikur në vikendet tjera, edhe këtë të shtunë e të diel kanë vazhduar trajnimet me mësimdhënës në shumë komuna të Kosovës. Kështu në Pejë është filluar me grupe të reja për "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social" dhe "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Isuf Lajçi e Ilir Gashi, ndërsa është vazhduar me trajnimin "Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie" nën përkujdesjen e trajnerit Burim Krasniqi. Të dielën këtë aktivitet e kanë vizituar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit për përkushtimin dhe ka shtuar se këto pesë trajnime SBASHK-u është duke i organizuar kudo në komunat e Kosovës me qëllimin e vetëm që t'u ofrojë mësimdhënësve marrjen e njohurive të reja nga trajnimet, njohur këto që janë në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim e po ashtu ndihmojnë edhe në arritjen e numrit të duhur të orëve të trajnimeve për licencat e punës dhe për gradimet, që do të ndodhin në të ardhmen.74586034 553317752150043 2267068169019457536 n Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka përcjellë nga afër testin e njohurive nga trajnimi "Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie", i cili ka treguar se pjesëmarrësit në këtë trajnim kanë arritur njohuri të konsideruara dhe do të aplikojnë shumë më lehtë programet kompjuterike në shërbim të punës edhe më efektive arsimore. Ky aktivitet të dielën është zhvilluar deri në orët e mbrëmjes. 73524595 1197435170447467 861520205640105984 n
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri në Viti e nënkryetarja Vjollca Shala në Mitrovicë edhe të shtunë e këtij vikendi kanë parë nga afër testimin e njohurive të pjesëmarrësve në trajnimin "Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie" dhe kanë vlerësimin se mësimdhënësit pjesëmarrës në këtë trajnim po arrijnë njohuri të mira dhe po bëhen edhe më të përgatitur për punën sa më të suksesshme arsimore.74900216 10216045317909079 5305879477945892864 n
Edhe në Ferizaj nuk akne të ndalur trajnimet me mësimdhënës të kësaj komune. Në këtë vikend trajneri Rexhep Sadiku ka nisur me trajnimin "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social", ndërsa Atdhe Hykolli ka nisur me trajnimin "Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për Ciklin Fillor dhe të Mesëm", trajnim ky që po vlerësohet si tepër i rëndësishëm për mësimdhënësit.75043757 10216045316109034 5256032448285769728 n
Në këtë vikend edhe në komunë e Mitrovicës është vazhduar me trajnimet. Atje trajneri Safet Beqiri ka shpalosur tema kyçe te "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar", ndërsa trajnerja Minire Tërbunja po angazhohet që pjesëmarrësit të shtojnë njohuritë për "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik".111
Në këtë vikend edhe një numër mësimdhënësish te Shtimes janë gjendur bashkë duke përcjell me vëmendje trajnerin Fidan Shaqiri në trajnimin "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar".
Do theksuar se në selinë e SBASHK-ut vazhdojnë të arrijnë kërkesa për trajnimet e radhës dhe janë duke e u bërë planifikimet e përditshme për këtë aktivitet. 75258467 724461958035946 8433356529817616384 n74238386 461935784421929 9120216483002056704 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook