Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitet i veçantë dhe shumë i suksesshëm i SBASHK-ut

Përgatiten kuadro të reja për 5 trajnimet e licencuara

Prishtinë,28.10.2019

72610487 2350060451877869 7157058842637893632 nTrajnimet e licencuara të SBASHK-ut nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social", "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar", "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik, "Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie", "Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për Ciklin Fillor dhe të Mesëm" kanë zgjuar interesim shumë të madh te anëtarësia në të gjitha komunat e Kosovës.73515521 754265015035335 1909716792524144640 n

Kjo ka bërë që stafi udhëheqës i SBASHK-ut të organizojë një aktivitet të veçantë për të përgatitur kuadro të reja për të pesë trajnimet e licencuara. Si gjithmonë e në frymën demokratike e të transparencës së plotë SBASHK-u ka publikuar në ueb faqe ftesën, që ua ka mundësuar gjithë të interesuarve të konkurrojnë për detyrën e trajnerëve. Ishte saktësuar se ata duhet të jenë anëtarë të SBASHK-ut dhe të kenë përcjellë trajnimin gjegjës dhe ketë ta kenë dëshmuar me certifikatën gjegjëse. Madje për ata që po aplikonin për "Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie" u organizua edhe një vlerësim i njohurive të tyre. I është dhënë kujdes meritor që pjesëmarrësit në këtë aktivitet të jenë nga të shtatë regjionet e Kosovës.74654691 2743127662398905 4919705181517512704 n
Pasi janë bërë gjithë përgatitjet është filluar me një punëtori tre ditore me seanca plenare dhe pastaj edhe me punën në grupe sipas trajnimeve. Këtë aktivitet të veçantë dhe shumë të suksesshëm i SBASHK-ut e ka parë nga afër edhe Drejtori i Departamentit për Arsimin Parauniveristar në MASHT dhe kryetar i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, z. Alush Istogu, i cili ka përgëzuar SBASHK-un për këtë angazhim dhe për përgatitjen aq të mirë të këtij aktiviteti. Ai ka marrë pjesë aktive në këtë punëtori duke dhënë kontribut në sqarimin e shumë çështjeve dhe duke u përgjigjur në shumë pyetje të trajnerëve të ardhshëm. Drejtori Istogu ka vlerësuar lartë edhe përkushtimin e pjesëmarrësve , të cilët po vazhdonin përgatitjen për trajnerë- aktivitetin edhe pas orarit të paraparë me agjendë e madje duke biseduar për tema konkrete edhe në kohë pauzash.73324119 1623436181132260 4645922297960464384 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fillimet e kësaj punëtorie ka treguar për trajnimet e zhvilluara deri tani nëpër komunat e Kosovës duke theksuar se janë shtuar shumë kërkesat e anëtarëve të SBASHK-ut kudo në Kosovë për organizime të të pesë trajnimeve në komunat e tyre dhe kjo ka krijuar nevojën që të shtohet edhe numri i trajnerëve të licencuar, objektivë të cilën do ta arrijë ky aktivitet. Seancat plenare janë udhëhequr nga paneli , në të cilin përveç kryetarit Jasharaj dhe Drejtorit Istogu , ishin edhe nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala , sekretarja e përgjithshme Jehona Oruçi dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.71283097 926607011046858 7303564025395150848 n

Për të ndihmuar rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti Alban Zeneli trajner i "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" ka prezantuar në emër të gjithë trajnerëve aktual çështjet kyçe në të cilat do të fokusohen seancat plenare dhe puna në grupe.
Puna në grupe u ka mundësuar trajnerëve të pesë trajnimeve që të shpalosin detaje dhe të bashkëbisedojnë me trajnerët e ardhshëm për metodat dhe mënyrën sa më frytëdhënëse të punës së trajnerit dhe komunikimit dinamik e korrekt me pjesëmarrësit në trajnimet, në të cilat ata do të jenë trajnerë.
Punimet e grupit të trajnimit "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social", i kanë udhëhequr trajnerët Rrahman Jasharaj, Ymer Ymeri e Blendor Shatri. Ky ishte nga grupet me numër të madh të pjesëmarrësve dhe hetohej një dinamikë e veçantë e angazhimit.75332755 2376947822543876 8187597616377233408 n
Me pjesëmarrësit në trajnimin "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" kanë udhëhequr trajnerët Hysen Sogojeva dhe Jehona Oruçi, kurse te grupi "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik është angazhuar trajneri Alban Zeneli.
Një aktivitet plot dinamizëm është parë edhe te grupi "Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie", të cilin e kanë udhëhequr Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri.
Me grupin e trajnerëve te "Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për Ciklin Fillor dhe të Mesëm" janë angazhuar Adelinë Selmani e Atdhe Hykolli.73460564 2429525903982210 2204595361438236672 n
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet tre ditor do të tregojnë njohuritë e tyre në trajnimet gjegjëse duke qenë në cilësinë e trajnerit në njërin nga trajnimet e radhës nëpër komunat e Kosovës e pastaj do të certifikohen duke u bërë pjesë e trajnerëve të licencuar e duke u angazhuar pastaj nga stafi përgjegjës i SBASHK-ut në trajnimet gjegjëse.

Butoni posht