Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon me aktivitetet nëpër komunat e Kosovës

Shtohet edhe më interesimi për 5 trajnimet e licencuara të SBASHK-ut

Prishtinë,22.10.2019

frr
Gjatë këtij vikendi në shumë komuna të Kosovës kanë përfunduar trajnimet e organizuara atje dhe trajnerët , por edhe stafi i SBASHK-ut kanë parë nga afër interesimin shumë të madh të anëtarëve për këto trajnime. Nga ana tjetër në shumë komuna të tjera ky vikend ka shënuar fillimin trajnimeve "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" , "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" , "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social" ,"Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie" dhe "Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për Ciklin Fillor dhe të Mesëm".
Në Ferizaj me të përfunduar të trajnimeve të nisura në vikendet e kaluara është nisur me trajnimet e reja në këtë vikend. Trajnimi "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social", është udhëhequr në Ferizaj nga trajneri Blerim Mehmeti, i cili është shprehur i kënaqur me angazhimin dhe arritjet që kanë shënuar kolegët tanë në këtë trajnim. Në këtë qytet janë mbajtur edhe trajnimet "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Fidan Shaqiri, "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" udhëhequr nga trajneri Hysen Hyseni dhe "Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për Ciklin Fillor dhe të Mesëm" nga trajneri Bekim Beha.blendii
Për t'i përshëndetur e për t'i përgëzuar për angazhimin e tyre pjesëmarrësit dhe trajnerët e këtyre trajnimeve i kanë vizituar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe kryetari i SAF e SAM në Ferizaj , Rexhep Sadiku e nënkryetari Fejzullah Vranoci.
Kryetari i SBASHK-ut ka folur për trajnimet dhe ka lavdëruar përkushtimin e pjesëmarrësve, ndërsa nga menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.
Një interesim i madh për trajnimet po ndodh edhe në Gjakovë. Në këtë komunë ka kohë që janë duke u zhvilluar që të pesë trajnimet e licencuara nga SBASHK. Këtë vikend trajneri prof. dr. Hysen Sogojeva ka nisur me trajnimin "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" . Ai është shprehur se kudo gjendet me këtë trajnim në komunat e Kosovës ka parë një angazhim e përkushtim shembullor të pjesëmarrësve. Po në Gjakovë këtë javë ka nisur edhe një grup në trajnimin "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social". Trajneri Blendor Shatri po ashtu thekson se në Gjakovë, por edhe në komunat tjera pjesëmarrësit janë të përkushtuar dhe gjatë trajnimit janë aktiv duke e bërë që trajnimi të ketë rrjedhë dinamike.fr
Aktiviteti i trajnimeve ka gjetur shtrirje edhe në Prizren. Atje është nisur këtë vikend me trajnimin "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social" , udhëhequr nga trajneri Ramadan Gashi dhe trajnimi "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" , udhëhequr nga trajneri Safet Beqiri.
Po gjatë vikendeve janë duke u mbajtur edhe vlerësimet e arritjeve nga trajnimi "Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie". Për të parë arritjet e dhe për të organizuar vlerësimin e njohurive kanë shkuar në Lipjan, Viti e Pejë kryetari Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri , kurse në Mitrovicë nënkryetarja Vjollca Shala.
Në Lipjan përfaqësuesit e SBASHK kanë zhvilluar para vlerësimit të njohurive një bashkëbisedë me pjesëmarrësit lidhur aktivitetet dhe kanë dëgjuar edhe ide të angazhimeve në të ardhmen, kurse në Viti pjesëmarrësit e trajnimit ia ka vizituar kryetari i kësaj komune Sokol Haliti dhe Drejtorja e DKA-së, Fatbardha Emini.gjk

Ata kanë lavdëruar SBASHK-un për angazhimet dhe kanë shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë dhe bashkërisht të kontribuojnë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë. Drejtorja Emini ka shprehur respekt për punën e arritjen e punëtorëve të arsimit në këtë komunë duke shtuar se puna e tyre e përkushtuar vërehet edhe te arritjet e shumta dhe sukseset e nxënësve të Vitisë.
Këtë të diel kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe kryetari i SAF e SAM të Pejës, Isuf Lajçi kanë vizituar pjesëmarrësit në trajnime në shkollat e qytetit e pastaj Jasharaj dhe Lajçi kanë vizituar shkollën "Dëshmorët e kombit" në Baran, të cilët janë duke përcjellë trajnimin "Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për Ciklin Fillor dhe të Mesëm" me trajnerët Adelina Selimi dhe Atdhe Hykolli. Në kuadër të kësaj vizite është bashkëbiseduar për shumë çështje dhe u janë dhënë përgjigje adekuate shumë interesimeve të pjesëmarrësve në këtë trajnim.frrr

Butoni posht