Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kërkesë për shprehje të interesimit

aaaaasbashk Kërkesë për shprehje të interesimit
SBASHK do të përgatit trajnerë për 5 trajnimet e licencuara
Prishtinë 16.10.2019
Të nderuar ju kujtojmë se SBASHK ka planifikuar të organizojë trajnim për trajnerët e mundshëm për trajnimet e licencuara të SBASHK-ut në MASHT. Trajnimi do të organizohet më 25, 26 dhe 27 tetor në Durrës. Një kandidat mund të jetë pjesë e vetëm një trajnimi. SBASHK-u heq shpenzimet e qëndrimit dhe ushqimit, kurse çështjen e udhëtimit duhet ta zgjedhin pjesëmarrësit në këto trajnime.
Kandidatët që kryejnë me sukses trajnimin e caktuar marrin certifikatë të trajnerit, që vlen dy vite dhe janë trajnerë të SBASHK-ut për lamini në të cilën marrin certifikatën e trajnerit.
Të interesuarit për të marr pjesë në këtë aktivitet trajnues duhet të dërgojnë CV-it e tyre në SBASHK duke saktësuar se për cilin trajnim do të trajnohen dhe se largu deri më 24 tetor duhet të vijnë në selinë e SBASHK-ut për të nënshkruar kontratë me SBASHK-un me të cilën saktësohet, veç tjerash, se këta trajnerë do të mbajnë trajnimin e parë pa pagesë, trajnim ky që do të jetë vlerësues për trajnerin e certifikuar për të parë nëse ai ka arritur njohuri të mjaftueshme për të vazhduar me trajnimet që do të organizohen nga SBASHK nëpër komunat e Kosovës.
Në këto trajnime mund të marrin pjesë vetëm ata që paraprakisht kanë kryer vetë trajnimin gjegjës organizuar nga SBASHK.
Këto janë 5 trajnimet për të cilat do të përgatiten trajnerët e SBASHK-ut:
1. Edukimi media dhe roli në zhvillimin shoqëror e demokratik,
2. Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social,
3. Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar,
4. Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm,
5. Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook