Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK mesazh për mësimdhënësit në Ditën Botërore të Mësuesit, 5 tetor

aaaaasbashk SBASHK mesazh për mësimdhënësit në Ditën Botërore të Mësuesit, 5 tetor

Prishtinë 04.10.2019

Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, vitet e kaluara kemi shënuar 5 tetorin, Ditën Botërore të Mësuesit me aktivitete nëpër shkolla e me konferenca madhështore, në të cilat pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësuesit e lartë të institucioneve të Kosovës. Kështu do të vepronim edhe këtë vit, por ky 5 tetor ishte në momentin kur po bëhej fushatë zgjedhore dhe ne nuk donim që të ftuarit nga subjektet politike dhe institucionet t'a shfrytëzojnë momentin për të thënë diçka që do të dukej si pjesë e fushatës.
Ne anëtarët e SBASHK-ut jemi pjesë e angazhimeve që do të bëhen nga kolegët tanë sindikalistë në Ballkan, Evropë e kudo në botë, për ta shënuar këtë ditë të madhe me angazhimet që të mbrohet figura e shenjtë e mësuesit.
SBASHK-u iu drejtohet tani të punësuarve në arsim që lirshëm të dalin sa më masovikisht me 6 tetor e të votojnë sipas bindjes së tyre për subjektin a koalicionin garues që ata mendojnë se e meriton besimin e tyre, por apelojmë që në listat e subjekteve që ata votojnë t'u japin përparësi kandidatëve që vijnë nga sektori i arsimit, me shpresën se ata do ta respektojnë besimin e mësimdhënësve dhe do të jenë zëri i tyre në institucione dhe në parlamentin që del nga vota e 6 tetorit.

5vtetori

Butoni posht