Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Bashkëbisedë më pjesëmarrësit në trajnime në Ferizaj, Lipjan e Pejë

Lista lipjan accessBashkëbisedë më pjesëmarrësit në trajnime në Ferizaj, Lipjan e Pejë
Interesim i madh për të 5 trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
Prishtinë 30.09.2019

71498424 2635164896541071 7781906374375505920 n

Dy ditët e vikendit që shkoi kanë shënuar mbajtjen e pjesës së dytë të trajnimeve në disa komuna dhe fillimin e trajnimeve në komunat tjera. Kësaj radhe ishin Ferizaj dhe Peja që po dalloheshin në organizimin e këtij aktiviteti.
Në shkollën "Tefik Çanga" te Ferizajt në këtë vikend u mbajtën trajnimet
"Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", " Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", " Edukimi media dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" dhe "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm".
Këtë institucion arsimor të shtunën e ka vizituar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar 70903074 350868238992710 4406276944048422912 nnga menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, zyrtarja për medie dhe trajnimet Rrezarta Bytyqia Bahtiari dhe kryetari i SAF e SAM për këtë komunë Rexhep Sadiku e nënkryetari Fejzulla Vranoci. Ata pasi kanë përshëndetur pjesëmarrësit dhe trajnerët janë ndalur në bashkëbisedë me ta duke folur për angazhimet e SBASHK-ut dhe duke ngritur ide të reja për angazhimet në vazhdim. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u është përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve. Mësimdhënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë shprehur respekt për angazhimet e stafit të SBASHK-ut dhe kanë shtruar kërkesën që të organizohen këto 5 trajnime në këtë komunë sepse interesimi është tepër i madh. Këtë vikend në Ferizaj trajnimet janë udhëhequr nga trajnerët: Leonora Lokaj ,Hysen Sogojeva, Muhamet jahiri, e Atdhe Hykolli.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i 71651955 685597811919604 1751316148084801536 nshoqëruar nga menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, zyrtarja për medie dhe trajnimet Rrezarta Bytyqia Bahtiari kanë shkuar në Lipjan për të mbajtur testin për modulet gjegjëse nga trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie. Para se të fillonte ky aktivitet përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë zhvilluar bashkëbisedë me mësimdhënësit e pranishëm, të cilët kanë shprehur kërkesën që edhe në Lipjan të vazhdohet me organizimin të 5 trajnimeve.
Të dielën kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , i shoqëruar nga kryetari i SAF e SAM për Pejën, Isuf Lajçi kanë vizituar shkollat "Dardania" dhe atë "Vaso Pashë Shkodrani" për të bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e trajnimeve. Në këtë komunë gjatë këtij vikendi që shkoi janë organizuar trajnimet "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", " Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", " Edukimi media dhe roli i 71638214 461020484496774 5136603546816348160 ntij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" dhe "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie".
Kryetari i SBASHK Jasharaj dhe kryetari i SAF e SAM për Pejën, Isuf Lajçi kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e këtij aktiviteti , të cilët kanë shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut dhe kanë ngritur kërkesën që të vazhdohet me këtë aktivitet duke organizuar që të 5 trajnimet edhe në këtë komunë. Në Pejë trajnimet janë udhëhequr nga tranerët: Ramadan Gashi, Valentina Sopjani, Gëzim Qerimi, Blendor Shatri dhe Burim Krasniqi.

Butoni posht