Interesim i madh kudo në Kosovë për trajnimet e organizuara nga SBASHK
Përfundoi me sukses në Pejë trajnimi:" Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar"
Prishtinë 04.09.2019
SBASHK-u ka shtuar angazhimet në qendër sepse hetohet interesim i madh kudo në Kosovë për organizimin e trajnimeve të licencuara. Derisa në dy grupe në Prishtinë dhe një grup në Vushtrri kanë përfunduar me sukses trajnimin :" Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokrati" nga grupet e formuara pjesëmarrëse atje, me sukses ka përfunduar edhe trajnimi për ,, UDHËHEQJA DHE PLANIFIKIMI STRATEGJIK NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR" në komunën e Pejës.
Në fillimet e trajnimit në ambientet e Shkollës "Lidhja e Prizrenit" në Pejë, kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharar i ka vizituar pjesëmarrësit duke i përshëndetur dhe pastaj ka bashkëbiseduar me ta për angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut në këtë qytet të Kosovës dhe në nivel vendi. Mësimdhënësit nga kjo komunë kanë përgëzuar SBASHK-un për përkushtimin dhe arritjet dhe janë shprehur të kënaqur për organizimin e këtij trajnimi.
Trajneri i licencuar z.Hysen Sogojeva ka nisur me shtjellimin e temave kyçe të këtij trajnimi dhe këtë trajnim në shumë momente e ka kthyer në bashkëbisedë përmes të cilës pjesëmarrësit kanë dhënë mendimet e tyre dhe pastaj njohuritë e fituara i kanë dëshmuar edhe duke kryer detyra në grupe.
Do theksuar se interesimi për trajnimet është shtuar dukeshim dhe SBASHK-u në qendër do të nxjerr një plan strategjik për trajnimet me qëllim që të krijohen mundësi për t'ju përgjigjur sa më shumë këtyre
kërkesave anë e kënd Kosovës.