Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në përpjekje që problemet në arsimin e Kamenicës të zgjidhet me dialog

aaaaasbashk Në përpjekje që problemet në arsimin e Kamenicës të zgjidhet me dialog
SBASHK i drejtohet MASHT-it për angazhim konkret
Prishtnë 02.03.2019
Duke u angazhuar në vazhdimësi që çështjet e ngritura të zgjidhet drejt dhe me dialog SBASHK-u pas takimeve me anëtarësinë në Kamenicë dhe me kryetarin e kësaj komune Qëndron Kastrati , idenë e mbylljes së shkollave e ka kundërshtuar edhe në takimin e Këshillit Shtetëror të Licencimit për mes kryetarit Rrahman Jasharaj.
Në vazhdën e këtij angazhimi SBASHK-u i ka dërguar edhe një letër zyrtare Drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar , z. Alush Istogu duke kërkuar angazhimin e tij me qëllim që Kastrati të tërhiqet nga ideja e tij e pa analizuar mirë për mbyllje shkollash . Në këtë letër , veç tjerash thuhet:
"I nderuari Drejtor Istogu, duke shprehur respektin tonë për angazhimin dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm në shërbim të arsimit të Kosovës Ju drejtohemi me lutjen që të angazhoheni dhe të komunikoni me kryetarin e Kamenicës , Qëndron Kastrati me qilim që ai të tërheq vendimin e tij, që gjoja në emër të reformave, të mbyll një numër shkollash në komunën e tij", për të vazhduar se SBASHK është angazhuar shumë që ky vit shkollor të fillojë mbarë, por ja insistimi i kryetarit Kastrati për të mbyllur shkolla ka krijuar situatë të acaruar atje dhe ne duke respektuar zërin e kolegëve tanë në Kamenicë jemi mundur përmes dialogut e takimeve me Kastratin të arrijmë marrëveshje që ai të tërheq vendimin e tij për mbyllje shkollash, bile për këtë vit shkollor dhe se që kjo çështje tepër e ndjeshme të analizohet mirë në nivel qendror pas votës së tetorit kur edhe do të formohen institucionet e reja të Kosovës të dala nga vullneti i popullit përmes votës së lirë.
"Ju përshëndesim të bindur se, si gjithmonë, edhe tani do të angazhoheni me tërë mundësitë për të arritur deri të marrëveshja që të mos mbyllet as edhe një shkollë as në Kamenicë e as kudo tjetër", thuhet në fund të letrës së SBASHK-ut drejtuar Drejtorit Istogu.

Butoni posht