Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK mbajti takim me kryetarët e sindikatës nga komunat e Kosovës

Foto 29.08.2019
Solidaritet dhe mbështetje e fuqishme për kolegët në komunën e Kamenicës
Prishtinë 30.08.2019
Foto 29.08Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka mbajtur sot një takim konsultativ me kryesinë qendrore dhe me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Fillor e të Mesëm nga të gjitha komunat e Kosovës.
Ata janë informuar për angazhimet dhe detyrat konkrete dhe çështje kyçe e debatit ka qenë gjendja para fillimit të vitit të ri shkollor. Kryetari Jasharaj ka informuar me gjendjen e krijuar në komunën e Kamenicës pas nismës së ngutshme e të pa analizuar mirë të kryetarit Qëndron Kastrati, që në emër të gjoja reformave, të mbyll një numër shkollash. Kryetari Jasharaj ka informuar edhe për takimet me kolegët sindikalistë në Kamenicë dhe për qëndrimin unanim të tyre që të kundërshtohet kjo nismë dhe nëse ajo nuk tërhiqet atëherë të fillohet edhe me veprime sindikale. U dha informatë e plotë edhe për rrjedhën e takimit me kryetarin Kastrati dhe stafin e tij.
Një informatë të detajuar për gjendjen në arsimin e Kamenicës e ka dhënë edhe kryetari i sindikatës së arsimit nga kjo komunë, Nazim Jakupi.
Pas kësaj është hapur debati dhe kryetarët kanë informuar se në komunat tjera nuk ka probleme të tilla dhe se viti shkollor do të nis mbarë, por ata kanë shprehur shqetësimin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova dhe kanë përcjellë solidaritetin dhe mbështetjen e fuqishme për kolegët në komunë n e Kamenicës.
Është vendosur të përcillet me kujdes nisja e vitit të ri shkollor në Kamenicë duke uruar që edhe atje të mos ketë probleme po mësuesit dhe nxënësit të fillojnë punën arsimore e edukative secili në shkollën e tij dhe që të mos ketë shkolla të mbyllura.
Nëse kështu nuk ndodh atëherë të martën në të gjitha shkollat e Kamenicës do të ketë grevë dyorëshe si paralajmërim i fundit dhe nëse për një javë kryetari Kastrati nuk tërheq vendimin e tij atëherë do të niset me grevë të përgjithshme e në kohë të pacaktuar. Solidaritetin dhe mbështetjen e tyre ndaj këtij veprimi punëtorët arsimor të Kosovës do ta dëshmojnë me një grevë njëorëshe në tërë sistemin arsimor. Nëse as pas kësaj nuk ka tërheqje të vendimit për mbyllje shkollash nga ana e Kastratit, atëherë do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për të marrë vendim lidhur me veprimet tjera sindikale në tërë Kosovën.
SBASHK-u këtë shqetësim e ka ngritur përmes kryetarit Jasharaj edhe në Këshillin Shtetëror të Licencimit dhe është kërkesë e sindikatës sonë që MASHT të reagojë dhe të ndal këtë ide të Kastratit dhe çështja e zvogëlimit të numrit të nxënësve krijimi i një strategjie për tërë Kosovën të bëhet me të formuar të institucioneve qendrore që do të dalin nga vota e lirë e popullit në zgjedhjet e tetorit .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook