Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK në Kongresin e 8 zgjedhor të Internacionales Botërore të Arsimit në Tajlandë.

Logo e KongresitSBASHK në Kongresin e 8 zgjedhor të Internacionales Botërore të Arsimit në Tajlandë.
Prishtinë 16.07.2019
Në Bankok sindikalistët do të vendosin çfarë tutje në mbrojtje të arsimit
Në Bankok të Tajlandës, Internacionalja Botërore e Arsimit ( EI ) organizon Kongresin e 8, që është ngjarja më e rëndësishme për sindikatat e arsimit nga gjithë shtetet e botës. Mes 1443 delegatëve nga të gjitha shtetet e botës në këtë Kongres do të jenë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, të cilët edhe në fazën e përgatitjes së kësaj ngjarje të madhe kanë dhënë kontribut të çmuar me amendamente në Rezolutat, që pritet të votohen në Kongres.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut pjesëmarrës në këtë Kongres do të marrin pjesë në shumë aktivitete e tryeza që zhvillohen për dy ditë me radhë para hapjes zyrtare të Kongresit, por edhe do të zhvillojnë takime me përfaqësues të shumë sindikatave simotra nga të gjitha kontinentet. Një takim i veçantë do të jetë me sindikatën e mësimdhënësve të Amerikës ( AFT ) me të cilën SBASHK mbanë komunikim të vazhdueshëm duke shkëmbyer edhe ide për angazhimet sindikale. Nuk do të mungojnë takimet edhe me sindikatat nga shtetet e Evropës , por edhe me ato nga Kontinentet tjera. SBASHK-un në këtë ngjarje të veçantë për sindikatat e arsimit të botës e përfaqësojnë kryetari Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë , Ymer Ymeri.
Në pjesën e parë të Kongresit me vëmendje do të dëgjohen raportet e punës së kryetares së EI-së Suzan Hopgood dhe sekretarit të përgjithshëm David Edward për të pasuar pastaj shumë diskutime e për t'u krijuar një platformë që do t'i përgjigjet pyetjes së çfarë tutje në mbrojtje të arsimit kudo në botë që po përballet me mjaft sfida të shumta.
Kongresi do të zhvillohet për 8 ditë me radhë duke nxjerr e aprovuar Rezoluta të shumta në mbrojtje të arsimit e po ashtu përmes votimit mes shumë kandidatëve të nominuar do të zgjidhen edhe kryetari, nënkryetarët nga secili kontinent dhe sekretari i përgjithshëm , që është personi kyç në Internacionalen Botërore të Arsimit.

Delegatet

Butoni posht