Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kënga dhe humori i lehtë bashkë me valët e detit shqiptar

65775679 2525388440805956 7009290376854896640 nKënga dhe humori i lehtë bashkë me valët e detit shqiptar
Pushuesit shprehen se çdo gjë është në nivel të lartë

Prishtinë 02, korrik 2019
65540536 580379192486800 6010728145735385088 nDuke vazhduar traditën e mirë edhe këtë vit SBASHK-u po dërgon 400 anëtarë nga e tërë Kosova për pushime në bregdetin shqiptar.
Ky aktivitet ka nisur këtë vit më 26 qershor me 100 pushuesit e parë nga Podujeva, Prishtina, Universitetet , institucionet e kulturës,Qendra e studentëve, Skenderaj, Fushë Kosova, Obliqi, Lipjani dhe Zveçani. Edhe pse vinin nga komuna e institucione të ndryshme këta pushues kanë krijuar një atmosferë të mrekullueshme dhe me sjelljet e tyre të kulturuara kanë përfaqësuar në mënyrë të denjë figurën e punëtorit të arsimit.
Dy ditë më vonë, gjegjësisht më 28 qershor, pjesë e këtij aktiviteti rekreativ janë bërë edhe të përzgjedhurit nga shkollat e Kaçanikut, Hanit të Elezit, Ferizajt, Shtimes, Shterpcës, Dragashit, Kamenicës, Gjilanit, Vitisë dhe Kllokotit.Edhe këta 100 pushues janë bërë pjesë e atmosferës 65443547 1103992176460361 7527009247997984768 nsë qetë dhe ia kanë shtuar gjallërinë këngës, humorit të lehtë dhe valles. Me këto dy grupe pushuesish kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka zhvilluar takime të ndara duke bashkëbiseduar me shumë prejt e duke u përgjigjur në shumë pyetje. Pushuesit janë ndjerë mirë që edhe kryetari Jasharaj është me ta dhe kanë bërë shumë foto për të kujtuar këto momente të bukura të pushimit në bregdetin shqiptar.
Një moment i veçantë ishte mbrëmja e 29 qershorit kur anëtarë të Ansamblit Autokton "Rugova" në shenjë respekti për punën e madhe të punëtorëve të arsimit nëpër vite e dekada kanë marrë një aktivitet vullnetar duke vizituar pushuesit dhe duke shpalosur fragmente nga vallet, lojërat e vjetra popullore dhe traditat e bjeshkëve të aaaaqKelmendit. Paraqitja e Ansamblit ka gjallëruar atmosferën dhe ka zgjuar kërshërinë edhe të pushuese nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët kanë bërë shumë foto e xhirime nga programi i këtij Ansambli që ruan vallen e bukur shqipe me vite e dekada. Moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje artistike ishte vallëzimi i pjesës më të madhe të pushuesve bashkë me anëtarë të Ansamblit.

Në kuadër të këtij programi artistik kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar pushuesit për qëndrimin dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të SBASHK-ut këtu. Po ashtu ai i ka përgëzuar gjithë punëtorët e arsimit në Kosovë për unitetin e treguar vazhdimisht. Në vazhdim të fjalës së tij kryetari i SBASHK-ut duke folur për këtë traditë të mirë ka përmendur punën e angazhimin e madh që ka bërë edhe këtë vit komisioni për përgatitjen dhe organizimin e pushimeve i udhëhequr nga Ymer Ymeri.
Atmosfera e bukur me këngë e valle e humor të lehtë ka zgjatur me orë të tëra duke shoqëruar ritmin e qetë të valëve të detit shqiptar.
Më 1 korrik pushuesit e grupit të parë janë përshëndetur me kolegët e tyre te grupit  të dytë dhe janë përgatitur për t'u kthyer në mënyrë që të përgatiteshin ambientet e pushimit për grupin e tretë. Janë këta pushues anëtarë të SBASHK-ut nga Klina, Burimi ( Istogu), Peja, Deçani, Juniku, Mitrovica, Vushtrria, Drenasi dhe Leposaviqi.
Pushimet e këtij viti do të përmbyllën me grupin e katërt prej 100 pushuesve nga Malisheva, Rahoveci, Gjakova, Theranda( Suhareka), Prizreni dhe Mamusha.
Përshtypjet shumë nga pushuesit i kanë lënë e do t'i lënë në ditarët e pushimeve dhe shumë nga to do t'i botojmë në web faqen e SBASHK-ut, por edhe në gazetën tonë "Arsimimi sot" bashkë me shumë foto sepse një foto flet më shumë se dhjetëra fjalë.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook