Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Nis “Edukimi medial” edhe në disa shkolla të Gjilanit dhe Podujevës

edukim 2 600x360 foto1Marr nga Gazeta Express
15 Qershor 2019 
Rreth 60 mësimdhënës të Gjilanit dhe Podujevës kanë ndjekur trajnimin e "Edukimit Medial" të organizuar nga profesorët e Departamentit të Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës të mbështetur nga SBASHK'u.
edukim 2 600x360 foto1Si ta kuptojmë median? Cilat janë funksionet e medias? Çka është komunikimi? Si krijohen përmbajtjet mediale? Cilat janë standardet profesionale dhe etike? Si ta dallojmë lajmin e rremë nga përmbajtja kredibile?
Këto dhe shumë dilema tjera janë shpjeguar në trajnimin për "Edukimin Medial" të organizuar nga profesorët e departamentit të Gazetarisë për rreth 60 profesorë të shkollave të Gjilanit dhe Podujevës. Në këtë trajnim kanë ligjëruar: Muhamet Jahiri, Blerta Blakaj, Alban Zeneli dhe Faton Ismajli.
Mësimdhënësit e këtyre dy qyteteve kanë marrë njohuri lidhur me gjykimin kritik mbi përmbajtjet mediale, për funksionet e mediave, përdorimin e rrjeteve sociale, dekonstruktimin e mesazheve që vijnë nga lajmet dhe reklama, përgjegjësinë shoqërore të mediave, aspektet etike e profesionale si dhe është shtruar kërkesa që "Edukimi medial" të propozohet si lëndë zgjedhore nga mësimdhënësit parauniversitar.
edukim 800x600 foto3Ky trajnim do të vazhdojë edhe në komunat tjera që mbështetet nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Kërkesa për "Edukim media" respektivisht për dije mbi dhe për mediat rritet kur shihen shifrat e fundit të përdorimit të internetit në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, 93 për qind e familjeve të Kosovës kanë qasje në internet dhe rrjedhimisht konsumojnë edhe përmbajtje mediale.
Ndryshe, pajisja e mësimdhënësve me kompetenca të edukimit medial praktikohet si një mënyrë e qëndrueshme për t'i përcjellë këto kompetenca te gjeneratat e reja.
Trajnimet e tilla me mësimdhënës nga lëndë të ndryshme tregojnë për rëndësinë e integrimit të edukimit medial në kurrikulat shkollore, jo vetëm si lëndë të veçantë, por si kompetencë shtesë në të gjitha lëndët.

 

 

edukim4 1000x461foto4

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook