Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon me aktivitetet nëpër komuna

Foto Decan 0SBASHK vazhdon me aktivitetet nëpër komuna
Interesim i madh për 5 trajnimet e licencuara
Prishtinë 27.05.2019
Foto Peje 3Janë shtuar angazhimet SBASHK-u për organizimin e trajnimeve të licencuara. Kjo bëhet në mënyrë që të ndihmohen anëtarët e SBASHK-ut për arritjen e numrit të duhur të orëve të trajnimeve për licencën e karrierës dhe më vonë edhe për gradimet për mësimdhënës të avancuar, mentor dhe mësimdhënës i merituar. Një aktivitet i tillë është zhvilluar edhe gjatë vikendit të kaluar në disa prej komunave të Kosovës. Kështu në komunën e Pejës trajneri Blendor Shatri ka filluar trajnimin ,,Forcimin Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social" në SH.M.L.P "Shaban Spahija" në Pejë. Në komunën e Vitisë filloi trajnimi "Aplikimi i programeve Kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Liridon Bahtijari dhe Avni Krasniqi, kurse këtë javë filloj trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar"me trajnerin Burim Avdijaj ndërsa trajneri Ali Caka filloi trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" trajnime këto të cilat mbahen në Sh,M "Lidhja e Prizrenit në Deçan.
61161998 461723494593909 1792000509264003072 nEdhe në komunën e Kamenicës filloi trajnimi "Aplikimi i programeve Kompjuterike në mësimdhënie". Këtë trajnim e udhëheq trajneri Xhemail Kastrati.
Gjatë ditës së shtunë në komunën e Deçanit qëndroj për kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga kryetari i sindikatës komunale të komunës së Pejës z.Isuf Lajqi të cilët i vizituan mësimdhënësit pjesëmarrës në trajnime. Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar trajnerët dhe pjesëmarrësit e trajnimit për përkushtimin dhe po ashtu ka zhvilluar një bashkëbisedë me ta duke u përgjigjur edhe në pyetjet që lidheshin me aktualitetin në arsimin e Kosovës.
Në Deçan po ashtu mbajtur një takim solemn me anëtarët e SBASHK-ut që kanë kryer njërin nga trajnimet. Atyre kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me zyrtaren për medie dhe për trajnime, Rrezarta Bytyqi Bahtjari dhe kryetarin e SAF e SAM për Deçanin, z. Burim Avdija u kanë ndarë certifikatat e trajnimeve. Janë 215 anëtarë të SBASHK-ut nga Deçanit që u pajisen me certifikata për trajnimet e kryera me Foto Decan 1sukses.

Po ashtu kryetari i SBASHK-ut, z Rrahman Jasharaj vizitoi edhe mësimdhënësit e komunës së Pejës, me të cilët bashkëbisedoi duke u përgjigjur ne pyetjet e pjesëmarrësve. Në këtë komunë këtë javë janë certifikuar edhe 55 mësimdhënës të cilët kishin përfunduar me sukses trajnimet ,,Forcimin Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social" dhe "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar".
Trajnime po zhvillohen me sukses edhe në komunën e Lipjanit. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet i ka vizituar menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm të SBASHK-ut, Ymer Ymeri. Ai ka përgëzuar anëtarësinë e kësaj komune për angazhimet dhe unitetin në të gjitha veprimtaritë sindikale e pastaj ka zhvilluar një bashkëbisedë përmbajtjesore me ta për çështjet aktuale në arsim duke u përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve.

61458671 447170259187416 2478067323722792960 n

Butoni posht