Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

K O N K U R S

llogo sb

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SBASHK - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës

 

Titulli: Zyrtar/e për informim dhe trajnime në SBASHK

Referenca: 1154 / 2019

Kontrata: Me afat të caktuar prej (9) nëntë muaj , me mundësi vazhdimi

Orari: I plotë

I përgjigjet: Menaxherit për Financa dhe Administratë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Kujdeset për funksionimin e informimit brenda SBASHK-ut dhe në relacion me subjektet tjerë,
-Mbledh të dhëna dhe harton informacione e kumtesa për veprimtarinë e SBASHK-ut dhe qëndrimet e organeve të saj,
-Përgatitë materiale për konferenca për shtyp, ndanë dhe sistemon materiale dhe artikuj që kanë të bëjnë me SBASHK-un,
-Bashkëpunon me mjetet e komunikimit masiv dhe përcjell shkrimet e tyre për SBASHK-un,
-Nxitë dhe propozon format e përshtatshme për avancimin e informimit sindikal,
-Harton dhe lekturon materiale dhe shkresa për nevoja të SBASHK-ut,
-Përgatit listat për trajnime,
-Kontrollon se a janë konform rregullave të SBASHK-ut për trajnimin përkatës,
-Evidenton kandidatët pjesëmarrës në trajnime,
-Përcjellë pjesëmarrjen e kandidatëve në trajnime,
-Përgatit listat për testim të kandidatëve dhe kontrollon rregullsinë e testimeve,
-Përgatit listat për shtypjen e certifikatave të trajnimeve,
-Evidenton certifikatat dhe bën shpërndarjen e tyre,
-Punë tjera shtesë lidhur me trajnimet dhe informim në SBASHK,
-Për punën e vet i përgjigjet Menaxherit për Financa dhe Administratë

 

Përgatitja profesionale, kualifikimi, aftësitë të tjera:

-Diplomë e Fakulteti Filologjik / Shoqëror e obligueshme , kurse kryerja e studimeve master -e preferuar,
-Së paku 3 (tre) vite përvoje punë e obligueshme, preferohet përvoja e punës në lëmi të ngjashme,
-Njohje e gjuhës shqipe në të folur dhe të shkruar - e obligueshme,
-Njohje e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar - e preferuar,
-Karakter i lartë moral, paanshmëri dhe integritet,
-Aftësi të punoj i/e pavarur dhe nën presion, i/e motivuar dhe me njerëz të moshave të ndryshme dhe me qëndrime dhe opinione të ndryshme,
-Aftësi në përdorimin e kompjuterit në programet e MS Office dhe internet -e obligueshme,

 

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

-Kopja e letërnjoftimit;
-Ekstrakti i lindjes;
-Kopja e diplomës së shkollimit të përfunduar – e nostrifikuar
-Kopjet e certifikatave dhe dokumentet e tjera që tregojnë për kurse dhe/ose programe trajnuese/edukative të përfunduara
-Dëshmia mbi përvojën e punës
-Referenca nga punëdhënesit paraprak
-Vërtetim nga Gjykata se nuk jeni nën hetime apo i/e dënuar për vepra penale ( jo më i vjetër se 6 muaj)

 

Proceduara për aplikim:

Procedura për aplikim është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kriteret e lartcekura.
Formulari për aplikim mund të merret në zyret e SBASHK-ut ose të kërkohet përmes email adresës.
Formulari dorëzohet personalisht në zyrën e SBASHK-ut në Prishtinë : Rr " Agim Ramadani " Qendra e Studentëve ,Drejtoria, 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 09:00 – 16:00

 

Në rast të numrit të madh të aplikacioneve, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur tetë (8) ditë nga dita e publikimit.

 

Afati i fundit për aplikim 17.05.2019, ora 16.

 

Kërkesat e dërguara pas kalimit të afatit për aplikim dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni në këto email adresa: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.  dhe Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

 

 

Butoni posht