Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon me trajnimet nëpër komunat e Kosovës

57447316 315205829380536 7129754653205463040 nSBASHK-u vazhdon me trajnimet nëpër komunat e Kosovës
Në shkollën "Xhemajl Kada" të Pejës trajnim për dialogun social

Prishtinë 2019
Në vikendin e javës së kaluar ka nisur trajnimi për forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social në shkollën "Xhemajl Kada" të Pejës.
59861773 652137988572211 8873232825277480960 nNë fillimet e këtij trajnimi kryetari i shoqatës sindikale të kësaj shkolle, Avdulla Bujupi ka përshëndetur këtë aktivitet dhe pastaj ka folur për angazhimet sindikale në këtë vatër arsimore, e cila shquhet për aktivitete dhe unitetin sindikal. Edhe drejtori i shkollës Kastriot Blaka ka përshëndetur pjesëmarrësit e trajnimit.
Pjesëmarrësit e trajnimit i kanë vizituar edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe kryetari i SAF e SAM për Pejën, Isuf Lajçi.
Kryetari i SAF e SAM për komunën e Pejës, Isuf lajçi ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe të punësuarit në këtë shkollë për organizimin e mirë sindikal dhe ka shpalosur pastaj angazhimet dhe arritjet në nivel komune. Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj ka lavdëruar angazhimet e Bujupit dhe gjithë të punësuarve në këtë shkollë e pastaj u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me aktivitetet sindikale dhe për çështje aktuale.
59409407 1387298614746412 3875828236516589568 nPas kësaj trajneri Blendor Shatri ka nisur me trajnimin duke treguar përkufizimin e dialogut social, sfidat dhe kujdesin që duhet pasur gjatë tërë dialogut social, për dialogun social në nivel shkolle, komune dhe në nivel të vendit, për Këshillin Ekonomik Social dhe tema tjera. Ai gjatë pjesës së parë të trajnimit ka nxitur debatin dhe kështu pjesëmarrësit kanë treguar për njohuritë e arritura, por edhe kanë dhënë ide interesante dhe çështjeve të ngritura.
Ky trajnim në këtë shkollë do të vazhdojë edhe në dy ditët e vikendit të radhës dhe pjesëmarrësit pasi të kenë dëshmuar njohuritë e arritura do të pajisen me certifikata.

Butoni posht