Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ligji për vitet 90-ta, lajm i gëzuar për SBASHK –un dhe arritje e madhe

logo sbashk

Ligji për vitet 90-ta, lajm i gëzuar për SBASHK –un dhe arritje e madhe
Prishtinë, 1 mars 2019,
Pas një rrugëtimi bukur të gjatë e me plotë sfida, pas një përkushtimi të vazhdueshëm të SBASHK-ut dhe mirëkuptimit e angazhimit të Kryeministrit Haradinaj e Qeverisë që ai drejton, pas muajve të tërë e shpesh me debate të nxehta në Komisionin Parlamentar për Arsim, Projektligji për punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, u gjend para deputetëve dje në seancën e Parlamentit dhe të gjithë ata që ishin në seancë e votuan këtë Projektligj, duke e kthyer në Ligj për njerëzit e dijes së viteve 1990-99, të cilët e mbrojtën me përkushtim e shumë sakrifica dritën kundër errësirës që donte ta mbillte pushtuesi.
SBASHK-u e vlerëson lartë këtë moment duke e konsideruar si ditë historike datën që u votua Ligji që përligj vitet e ndritura të arsimit tonë. SBASHK-u përgëzon gjithë të punësuarit në arsim që ishin në mbështetje të fuqishme të udhëheqësve sindikal në përpjekjet jo të lehta, e plot 5 vite deri sa erdhi momenti i gëzuar i votimit të këtij Ligji.
SBASHK-u falënderon kryeministrin Haradinaj, kryetarin, nënkryetaren dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, Ministrin Hamza, që u kujdes të sigurohen mjetet për Ligjin, Ministrin Reçica për kontributin e dhënë dhe Ministrin Bytyqi, e në veçanti 71 deputetët që ishin prezent në seancën e djeshme plenare të Kuvendit të Kosovës, që njëzëri votuan pro këtij ligji.
Faktin se tani më njerëzit e dijes së viteve 90-ta kanë ligjin e tyre, SBASHK e konsideron si njërën nga arritjet e mëdha dhe si dëshmi, se kur punohet pa u ndalur e me përkushtim dhe kur me zemër ruhet kujtimi për njerëzit e viteve të ndritura të arsimit, kur veprohet me unitet dhe ruhet kjo vlerë, atëherë suksesi nuk mungon.
Gëzuar të gjithë anëtarëve të SBASHK-ut kjo arritje madhe e përbashkët.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook