Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK edhe me tri programe themelore të licencuara të trajnimeve

dede
Duke ndihmuar anëtarësinë që të arrijnë numrin e duhur te orëve të trajnimit
SBASHK edhe me tri programe themelore të licencuara të trajnimeve
Pasi që një nga kushtet e licencimit dhe gradimeve në profesion është edhe numri i orëve të caktuara të trajnimeve themelore apo bazike dhe i atyre plotësuese SBASHK-u ka shtruar kërkesat dhe në Këshillin Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënësve janë aprovuar edhe tri programe thelbore të trajnimit. Kështu krahas dy trajnimeve plotësuese : "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" dhe "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" , për anëtarët e SBASHK-ut do të organizohen edhe trajnimet themelore a bazike të licencuara : " Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" dhe "Edukimi media dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik".
SBASHK në konsultim me kryetarët e niveleve sindikale komunale do të nis me parapërgatitjet për të nisur me këto trajnime të aprovuara rishtazi nga Këshilli Shtetëror i Licencimit, gjegjësisht MASHT, por do të vazhdojë edhe me dy trajnimet e më hershem , të cilat janë mbajtur në shumë komuna dhe me një numër të madh anëtarësh të SBASHK-ut.
Me këto angazhime të reja SBASHK-u do të jetë afër anëtarësisë dhe do t'i ndihmojë ata që të arrijnë dituri të reja dhe të arrijnë numrin e kërkuar të orëve të trajnimeve për licencën bazë, por edhe për të pasur parakushtet për procesin e gradimeve.

1sss

2ssss

3sss

Butoni posht