Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim i rëndësishëm në ambientet e Parlamentit të Kosovës

51486750 1289341451204265 773244832272351232 nTakim i rëndësishëm në ambientet e Parlamentit të Kosovës

Institucionet bënë edhe një hap tutje

Prishtinë 01.02.2019
Pas ofertës së parë nga Kryeministri dhe institucionet, e cila nuk ishte pranuar nga SBASHK, por kishte hyrë në listën e koeficienteve, Këshilli Qendror Grevist u ishte drejtuar institucioneve dhe deputetëve me shkresa që të reflektojnë në përmirësimin e koeficienteve për tërë sistemin arsimor se në të kundërtën grevës nuk do t'i dihej fundi. Ministri Hamza kishte pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut dhe menaxherin për financa dhe kishte shprehur gatishmërinë për të ndihmuar për dalje nga situata. Me të dalë nga ky takim stafi i SBASHK-ut komunikoi me kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve dhe pastaj edhe me anëtarët e Këshillit Drejtues duke i njoftuar për aktualitetin dhe duke kërkuar që ata të komunikojnë me kryetarë shoqatash të çerdheve, shkollave e njësive akademike për të parë se çfarë duhet bërë. Këshilli Qendror Grevist pasi kishte marrë pajtueshmërinë nga terreni pranoi të merr pjesë në takimin me krerët e shtetit .
51256819 1889719337822981 8877952272781279232 nTakimi ndodhi një ditë para se të votohej në Parlament Projektligji i pagave në ambientet e Parlamentit të Kosovës. Në këtë takim ishin Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i Parlamentit Kadri Vesli, Ministri i Financave Bedri Hamza, Kryetari i Komisionit parlamentar për Administratë Nait Hasani dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve. Ata në takim me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë Ymer Ymeri ofruan ofertën e re, e cila bashkë me atë të datës 20 janar po bënte një përafrim me kërkesën e SBASHK-ut. Palët shpallen para medieve arritjen e marrëveshjes, të cilën Komisioni për Administratë e ktheu në realitet duke mbajtur takim të jashtëzakonshëm dhe duke e vënë në praktikë te koeficientet marrëveshjen e arritur. Dikush, mbase mundohet ta minimizojë , por kjo është një arritje e madhe e SBASHK-ut. Do theksuar se marrëveshja bëri që të mos ketë humbës, por të gjithë janë fitues.
SBASHK-u uron që institucionet ta kenë kuptuar se SBASHK-u është unik dhe se grevat mund të zgjasin, prandaj është mirë që në të ardhmen çështjet e ngritura të zgjidhen me dialog.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook