Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Dita e 11-të e grevës

logo sbashkDita e 11-të e grevës
Me fillimin e grevës në ditën e 11-të, kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj u gjend në mesin e grevistëve në komunën e Gjilanit, gjegjësisht në SHFMU ,, Ibrahim Uruqi" ne Bresalc në ora 9 e 30 minuta, ku kanë vazhduar në çerdhen "Ardhmëria 2" nga ora 10 e 20 minuta, SHFMU "Selami Hallaqi" në ora 11 dhe Gjimnazin "Zenel Hajdini" në ora 11 e 40 minuta.
Delegacioni i SBASHK-ut me grevistet bashkëbiseduan shtruar dhe shprehën brengosjen se edhe në ditën 11 të grevës, institucionet e Kosovës nuk po krijojnë gatishmëri për ti plotësuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, ishte kërkesë e të gjithë grevistëve që në asnjë formë mos të ndërpritet greva edhe nëse fillohet me veprime tjera sindikale, së paku pa i plotësuar kërkesat tashmë të njohura ose tërheqja e Ligjit.
Vlen të theksohet se prezent ishte edhe kryetarja e prindërve e komunës së Gjilanit, e cila u shpreh në emër të prindërve që përkrahin kërkesat e mësimdhënësve, duke apeluar që institucionet të angazhohen në realizimin e tyre.
Sipas informatave të marra nga Këshillat Grevistë Komunal, rezulton se i tërë sistemi arsimor nga çerdhet deri te universitetet ishin në grevë.
Këshilli Qendror Grevist ,e as udhëheqësia e SBASHK-ut, edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë institucion, e as udhëheqës të institucioneve në nivel lokal, e as në nivel qendror.
Edhe njëherë, ju bëjmë apel institucioneve qendrore, në veçanti ministrit Bytyqi, që të jep kontributin e tij në Qeverinë e Kosovës, për realizimin e kërkesave ose largimin e Ligjit të pagave, përndryshe grevës nuk i shihet fundi.
Nesër me datë, 29.01.2019 pikërisht në ditën e 12-të të grevës, kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj, së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do ti vizitoj grevistët në komunën e Ferizajt, pikërisht ne ora 9:15 ne çerdhen "Ardhmëria Jonë", në ora 9:45 SH.F "Gjon Serreqi" dhe në ora 10:20 SH.M ,, Dr Shaban Hashani"
Prishtinë 28.01.2019

Butoni posht