Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

GREVA VAZHDON EDHE NË DITËT NË VIJIM

greva vazhdon sbashk 2019 5Prishtinë, 27 janar 2019,

Këshillat greviste komunale, ai i Universiteteve të Kosovës dhe Këshilli Qendror Grevist kanë analizuar dy javët e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.  Kjo grevë ka treguar unitetin e SBASHK dhe përcjell porosinë e gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, nga çerdhet  e deri në Universitete, që të vazhdohet me grevën  deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30%  apo për tërheqjen e projektligjit të pagave diskriminues e nënçmues për sektorin e arsimit,me qëllim që ai të punohet rishtazi me kokat e ftohta e me praninë e sindikatave dhe institucioneve.

SBASHK   këshillon individët  që ta ruajnë personalitetin e tyre e të mos provojnë që me lajme të rreme të  krijojnë huti mes grevistëve. U munduan që me lajme të rreme të na nxjerrin se po takohemi fshehtazi me atë apo këtë dhe doli se është gënjeshtër. U munduan të na nxjerrin se jemi atje apo diku tjetër dhe doli gënjeshtër. SBASHK-u ishte dhe mbetet  i Republikës së Kosovës  dhe i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit . SBASHK i tha jo Serbisë dhe mbrojti arsimin shqip në vitet më të vështira. SBASHK-u është i punëtorëve të arsimit  në çerdhe, arsimin fillor e të mesëm dhe universitete. SBASHK nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë dorë e zgjatur e individëve a ndonjë subjekti politik. SBASHK –u ka respektuar dhe respekton institucionet e Kosovës, cilat do subjekte politike që i udhëheqin ato sepse SBASHK-u në vitet e vështira të okupimit bëri angazhime sublime që të kemi institucionet tona.

Institucionet  duhet të ulen me SBASHK-un dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar. Ne ofruam mundësi që kjo të bëhet. Të  shtohen koeficientet për të punësuarit në tërë sektorin e arsimit në mënyrë që këta të kenë vend meritor në Ligjin e pagave, të ulet vlera e koeficienteve për të gjithë nga presidenti e deri të punëtorët tekniko-ndihmës  në mënyrë që të krijohen kushte që të gjithë të kenë vend meritor në projektligjin e pagave ose nëse  asnjë nga këto dy  opsione nuk paska mundësi të bëhen, atëherë le të tërhiqet Projektligji i pagave dhe të ulen sindikatat dhe institucionet me koka të ftohta dhe ta punojnë një projektligj të pranuar nga të gjithë. Zgjidhje ka , por vetëm duhet vullnet i institucioneve.  Deri atëherë greva do të vazhdojë  dhe ky veprim sindikal është legjitim dhe i garantuar edhe me ligjin e grevave dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në ditën e 11 të grevës, të hënën , Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të gjenden në Gjilan  për të vizituar SHFMU “ Ibrahim Uruqi” ne Bresalc në ora 9 e 30minuta , I.P.  “Ardhmëria 2” nga ora 10 e 20minuta, SHFMU “Selami Hallaqi” në ora 11 dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini” në ora 11 e 40 minuta.

Butoni posht